Lajme
04.5.2022 05:35
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, kishte takim me Tomash Strazhaj, Drejtor i Asociacionit të Sllovakisë për politikë të jashtme.
-Sllovakia jep mbështetje të zëshme politike për fillimin e negociatave tona me Bashkimin Evropian këtë e konfirmuam në takimin e sotëm me Tomash Strazhaj, Drejtorin e Asociacionit Sllovak për politikë të jashtme.
Në takim, në një atmosferë miqësore, u potencua angazhimi i vazhdueshëm i Republikës së Sllovakisë për proceset tona euro-integruese, me theks të veçantë mbështetja e cila u zhvillua në kuadër të Konventës Nacionale për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut, në dy vitet e fundit.
Në takim, në prani të Ambasadorit të Sllovakisë në vend, Sh.T. Henrik Markush përmes një bisede konstruktive iu referuam rëndësisë së procesit të reformave, në veçanti në fushën e korrupsionit, duke u fokusuar në përvojat e Sllovakisë, që cila është anëtare e BE-së tani më 17 vite, ku akoma vazhdon lufta kundër korrupsionit.