Lajme
04.5.2022 03:03
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq kishte takim me Ambasadorin francez në vend, Sh.T. Siril Bomgartner.
-Qëllimi i Francës është një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe prosperues, ndërkaq përkushtimi për përshpejtimin e procesin negociues mbetet prioritet kryesor, konfirmuam në takimin e sotëm me Ambasadorin francez në vend, Sh.T. Siril Bomgartner, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ambasadori Bomgartner theksoi se është e rëndësishme që vendi dhe BE veprojnë në mënyrë harmonike dhe së bashku lidhur me krizën në Ukrainë. Vetëm në këtë mënyrë mund të i mbrojmë vlerat e barabarta, lirinë dhe të drejtën.
-Presim që Unioni të bëjë hap të guximshëm gjatë kryesimit francez si dhe Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria ta marrin datën e shumëpritur për negociata me Unionin. Franca mbetet partner dhe aleati ynë i fuqishëm në rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut.