Lajme
28.3.2022 10:36
Në takimin e sotëm të punës të Zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq me Ambasadorin austriak në vend, Sh.T. Georg Vucas, u diskutua për perspektivën e rajonit dhe procesin eur-integrues të vendit tonë, si dhe vizita e Ministres Federale për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutë të Republikës së Austrisë, Karoline Edshtadler, e cila duhet të realizohet këtë të mërkurë.
Ambasadori Vucas komentoi pozitivisht ritmin e ri të negociatave me Republikën e Bullgarisë, për gjetjen e zgjedhjeve të pranueshme të ndërsjella në frymën e vlerave evropiane. Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se vendi plotësisht është i gatshëm për fillimin e negociatave aderuese me Unionin dhe për këtë arsye është e domosdoshme t’ju përgjigjet sfidave në një afat të arsyeshme.
Të dytë u dakorduan se dy vendet kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral, si dhe u shqyrtuan edhe mundësitë për avancimin e tyre në drejtim të zbatimit të prioriteteve reformuese.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, shprehu mirënjohje për mbështetjen parimore të Austrisë për vendin, e cila njihet një nga mbështetjet më mirë të synuara dhe të menaxhuara të cilat vendi i merr nga aspekti teknik dhe financiar.