Lajme
26.3.2022 01:44
Me rastin e shënimit të dyvjetorit të suksesit historik të Maqedonisë së Veriut si anëtare e plotë e NATO-s, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, theksoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit tonë në NATO aleancën.
“Dy vite Maqedonia e Veriut është stabile, e sigurt dhe anëtare e përkushtuar e NATO-s, me çka përmbush një nga prioritetet nacionale. Anëtarësimi në NATO paraqet “rrugë të njëjtë” me integrimin në Bashkimin Evropian, rrugë që vazhdimisht siguron reforma, të drejta të njeriut, liritë individuale, sundim të së drejtës. Së bashku me aleatët sigurojmë demokraci, stabilitet ekonomik dhe rritje dhe para se gjithash siguri dhe mbrojtje të ndërsjellë. Në këto kohëra të vështira të agresionit ushtarak në tokën e Evropës, më shumë vlerësojmë që jemi pjesë e Aleancës Veri-Atlantike dhe jemi të vetëdijshëm për dallimin mes përkatësisë dhe jo-përkatësisë drejt NATO-s edhe për përfitimet nga menaxhimi i aleatit me sfidat globale.
Me anëtarësimin tonë në Aleancë, treguam gatishmërinë të marrim pjesë në sistemin e përbashkët të mbrojtjes, duke e konfirmuar kontributin tonë aktiv për paqe dhe stabilitet dhe së bashku me aleatët tonë vazhdojmë ta përmbushim idealin tonë për Evropë të lirë, Evropa që jeton në paqe”, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.