Lajme
24.3.2022 12:45
Në kuadër të vizitës në Bruksel, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq së bashku me Kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajtën takim me grupin e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) në Parlamentin Evropian.
Zëvendëskryeministri Mariçiq dhe Kryeministri Kovaçevski me grupin e Socialistëve dhe Demokratëve (SD) në parlamentin Evropian konfirmuan qëndrimin se integrimi evropian mbetet mekanizmi për arritjen e zhvillimit të brendshëm dhe progresit të vendeve, duke filluar nga standardet jetësore dhe të punës, ekonomi stabile, më shumë investime.
Së bashku me Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, shprehëm mirënjohje për përkushtimin politik të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian në procesin e zgjerimit të Unionit me vendet e rajonit dhe mbështetjen e fuqishme për fillimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë – tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Kryetarja e grupit të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian, Iraçe Garsija Perez, përshëndeti progresin e vendit drejt reformave, duke konfirmuar se hapat të cilat u bënë duhet të shpërblehen me avancimin e procesit euro-integrues dhe mbajtjen e seancës së parë ndërqeveritare, sepse familja evropiane nuk është e kompletuar pa Ballkanin Perëndimor.
Bashkëbiseduesit vlerësuan se vazhdimi i procesit të zgjerimit është i rëndësishëm edhe për BE-në, sepse nga ai, edhe vendet anëtare kanë përfitime konkrete ekonomike dhe ajo që është më e rëndësishme për Unionin – sigurim i stabilitetit dhe sigurisë së Ballkanit.