Lajme
28.2.2022 08:44
Sot (28 shkurt) mbahet Samiti Investues për Ballkanin Perëndimor në selinë e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, në të cilën do të marrin pjesë përfaqësues nga vendet e rajonit.
Samiti ka për qëllim ta theksojë potencialin e Ballkanit për investime dhe biznes dhe të promovojë projekte rajonale ndërkufitare. Ballkani është rajon prioritare për BERZH-in, sepse kjo bankë akoma është investues më i madh institucional në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në samit kishte pjesëmarrës edhe nga delegacioni maqedonas kryesuar nga Kryeministri Kovaçevski, së bashku me Zëvendëskryetarin për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe Ministrin e Financave Fatmir Besimi, të cilët krahas pjesëmarrjes në sesionin plenar të samitit me të cilin kryeson Kryetarja e BERZH-it, Odil Reno-Baso, do të realizojnë më shumë takime pune me përfaqësues të bankës.
Në hapjen e Samitit fjalën e tyre kishin edhe Oliver Varheji, Euro-komisioner për Fqinjësi dhe Zgjerim në të cilën do të prezantohet edhe gjendja me kornizën Investuese për Ballkanin Perëndimor (WBIF) dhe Planit Investues Ekonomik (PIE).