Lajme
11.7.2022 09:57
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq mbajti takim me Ambasadorin e Australisë, me seli në Beograd, Daniel Xhozef Emeri, në të cilën diskutuan për më shumë çështje aktuale politike në vend, në rajon, si dhe ndikimi i luftës së Ukrainës në gjendjen e sigurisë.
-Edhe Australia jep mbështetje në progresin e Maqedonisë së Veriut, ndërkaq Emeri shprehu dëshirë të sinqertë që vendi ynë të avancohet drejt Bashkimit Evropian me pritje se propozimi francez do të pranohet dhe përfundimisht procesi euro-integrues do të zyrtarizohet, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq së bashku me Ambasadorin Emeri u shprehën të gatshëm për intensifikimin e kontakteve dhe komunikimeve bilaterale mes dy vendeve, me qëllim të ketë inkurajim për bashkëpunim të sfera të ndryshme, me theks në përforcimin e marrëdhënieve ekonomike.