Lajme
09.7.2022 11:25
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në radio emisionin e sotëm në “Kanal 77” deklaroi se pritja e një propozimi të ri nuk është në favor tonin sepse deri më tani kemi pasur propozime që kanë qenë për ne të pranueshëm, ndërkaq për Bullgarinë jo të pranueshëm ose e kundërta.
-Mendoj që jemi në një pikë ku kemi zgjidhje me kompromis, ku edhe ne jemi të kënaqur për disa punë, për diçka më pak edhe Bullgaria të themi për shumë gjëra ndoshta nuk janë të kënaqur, megjithatë shfrytëzojmë atë situatë një Qeveri shkon. Kurse Kuvendi votoi një pozitë, që në një far mënyre e mirë për ne”, tha Mariçiq.
Për pyetje lidhur me gjuhën dhe identitetin maqedonas, Zëvendëskryeministri Mariçiq potencoi se kjo në kornizat ndërkombëtare është zgjidhur me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, në bazë të saj është shkruar në letërnjoftimin tonë Kombet e Bashkuara.
-Kush çka do mund të thotë, por atë që kemi është pranuar dhe e miratuar nga Bullgaria korniza negociuese, me gjuhën dhe identitetin maqedonas të mbrojtur. Me të vërtet do të jetë për të ardhur keq nëse na ik kjo mundësi për çka nuk dimë a do ta kemi pas disa muajve apo pas disa viteve. Nuk është mirë për ne të jemi sërish temë e zgjedhjeve në Bullgari, të hapet mundësi për diskutim për të ardhmen tonë evropiane dhe të marrin pika për çështjen maqedonase kur kemi situatë të pastër në gjuhën tonë maqedonase, për herë të parë në historinë e marrëdhënieve tona me Bullgarinë, deklaroi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Zëvendëskryeministri theksoi se nëse tani mbetemi në vend dhe presim ditë më të mira, nëse vendosim që mos ta pranojmë, mbetemi me Kosovën dhe Bosnje e Hercegovinën, të cilët kanë sfida serioze strukturore rreth rrumbullakimit të shtetësisë së tyre.
-Është zgjidhja jonë se në cilin grup duam të bëjmë pjesë dhe si duam të zhvillohemi. Të gjithë jemi lodhur duke pritur, por Bashkimi Evropian është përcaktimi ynë strategjik. Gjithmonë kam potencuar kur jemi brenda dhe jemi në proces është ndryshe, kemi trajtim tjetër politik, më shumë mundësi, fonde dhe më lehtë zgjidhen problemet, theksoi Mariçiq në emision.
Zëvendëskryeministri shtoi se medoemos të jemi realist se ekzistojnë struktura të cilët nuk ia mendojnë të mirën vendit tonë por as rajonit dhe ndikojnë me tendencë që të mbetemi në izolim dhe pa perspektivë, duke potencuar se për këtë arsye është e rëndësishme që vendi të mbahet në rrugën evropiane.