Lajme
08.7.2022 05:50
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot mbajti takim koordinues me Xhejms Stajn, përfaqësues i Zyrës së USAID në vend, Enid Nunjez Drejtor i programimit dhe Kristofer Cimer, Shef i zyrës Politike-Ekonomike në Ambasadën e SHBA-ve në vend, në të cilën shqyrtuan projektet prioritare të cilat mund të realizohen me mjete financiare dhe investime nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit zhvillimor e cila me sukses zbatohet më shumë se dy dekada në bashkëpunim me USAID.
“Përmes Agjencisë për zhvillim ndërkombëtar – USAID, deri më tani siguruam ndihmë të rëndësishme për zhvillimin e ndërmarrjeve, përmirësimin e konkurrencës, punë më efikase të administratës publike dhe përmirësimin e mjedisit të biznesit, reformat në sferën e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, respektivisht mbështetje të vazhdueshme në realizimin e agjendës reformuese”, tha Mariçiq në takim, duke potencuar se partneri ynë strategjik SHBA-ja, që nga pavarësia e vendit e deri më tani, ka kontribuar më shumë se gjysmë miliard dollar amerikan ndihmë zhvillimore.
Xhejms Stajn konfirmoi bashkëpunimin e suksesshëm në realizimin e projekteve së bashku me koordinuesin Nacional të IPA-s dhe Zëvendëskryeministër për Çështje Evropiane Mariçiq theksuan se Dialogun strategjik e konsiderojnë si hap të rëndësishëm drejt ngritjes së bashkëpunimit të përgjithshëm zhvillimor të Maqedonisë së Veriut me SHBA-në në një nivel më të lartë, që me siguri ndikon në vëllimin e projekteve, por edhe të fushave në të cilën do të zbatohet ndihma në periudhën e ardhshme, që me siguri se do të kontribuojnë për zhvillimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të mira tradicionale mes SHBA-ve dhe Maqedonisë së Veriut.
-Është e rëndësisë së veçantë që në të ardhmen në mënyrë efektive dhe të qartë ti koordinojmë të gjitha resurset zhvillimore financiare, nga fondet e BE-së deri tek programet bilaterale zhvillimore, me qëllim që në mënyrë më të mirë dhe më të shpejtë të realizojmë projektet e rëndësishme, në interes të progresit dhe ngritjes së cilësisë së jetesës së gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, vlerësoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq, shfrytëzoi rastin që delegacionit të USAID të kryesuar nga Stajn tua urojë Ditën e pavarësisë së SHBA-ve, 4 qershorin, e cila u shënua në rezidencën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë.