Lajme
06.7.2022 03:39
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në konferencën e sotme për shtyp me përfaqësuesin e posaçëm gjerman, Manuel Saracin, deklaroi se Qeveria nga fillimi i mandatit ka treguar interes të veçantë për tejkalimin e çështjeve të hapura me Bullgarinë.
-Treguam përkushtim të fuqishëm dhe kryesuam dialog të sinqertë dhe të hapur, që padyshim ishte sinjal i mirë për BE-në. Në këtë proces, të udhëhequr vetëm nga interesi i vendit dhe qytetarëve, jam krenar që gjetëm zgjidhje me kompromis me çka i mbrojmë linjat tona të kuqe, dhe në mënyrë dinjitoze bëmë gjuhën dhe identitetin tonë evropiane. Tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane shpjegoi se vetë propozimi francez, që thirret në Marrëveshjen e Prespës – do të thotë se ne do ti fillojmë negociatat si Maqedonas që flasin gjuhë maqedonase, duke shtuar, se historinë ua lëmë historianëve dhe se këto çështje nuk janë pjesë e kornizës negociuese.
-Nuk ka kurthe. Marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë gjendet në pjesën e përgjithshme të kornizës, ku janë parimet e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, jo në pjesën udhërrëfyese dhe kriteret e Kopenhagës. Implementimi i tij do të bazohet në vullnetin e mirë nga të dy palët që duhet ti avancojnë marrëdhëniet, paralelisht me procesin tonë të evropianizimit. Për këtë si Qeveri social demokrate jemi të përkushtuar në përgjithësi nga vetë fillimi, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Përfaqësuesi special për vendet e Ballkanit Perëndimor, Saracin, në fjalën e tij në konferencën për shtyp theksoi se në këtë situatë historike në Maqedoninë e Veriut vjen sepse ka besim në politikën maqedonase, në popullin dhe se beson që së bashku do të vazhdojmë në rrugën drejt BE-së.
-Mua si deputet por tani si përfaqësues i posaçëm për këtë rajon, ka domethënie ardhmëria e tij dhe mund te the se nga ky moment që sjell shpresë të caktuar në vete dhe kam ndjenjën që për të pasur progres në procesin e BE-së për Maqedoninë e Veriut tani ajo derre është hapur gjerë siç nuk ishte më parë, tha Saracin, duke shtuar se për të kaluar nga kjo derë është vendim politik dhe i vendit tonë, dhe se dëshiron që së bashku të mundemi të ecim në këtë rrugë sepse gjendemi në një kohë që tregon se sa e rëndësishme është që së bashku të zgjidhen problemet dhe të organizohemi.