Lajme
06.7.2022 02:25
Në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp të Zëvendëskryeministrit Mariçiq dhe përfaqësuesit të posaçëm për vendet e Ballkanit Perëndimor, Saracin, në pyetjen gazetareske a po nxitohet lidhur me vendimin për propozimin francez, Mariçiq u përgjigj se nuk do të thuhet se po nxitojmë, në këtë rast 17 vite presim fillimin e negociatave.
-Në dy vitet e kaluara kishim mundësi si dhe ju shprehim mirënjohje të madhe Gjermanisë, Portugalisë, Sllovenisë dhe Francës tani kuptohet që bënë përpjekje të mëdha të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij procesi. Një pjesë e madhe nga përpjekjet e tyre janë vendosur në këtë zgjidhje, që do të thotë se ne nuk kemi shpejtuar, ne kemi pasur shumë kohë ti shqyrtojmë mundësitë për kompromis në cilën mënyrë dhe deri ku mund të shkojmë që ti mbrojmë interesat tona, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri në vazhdim tha se partnerët e koalicionit në Qeveri deri më tani nuk janë shprehur kundër propozimit të ri, ka prej tyre që mendohen që akoma janë në fazë të shqyrtimit, në fazë të konsultimeve, por sipas tij në ditët në vijim, pa shumë vonesë, do të duhet të vendosin.
-Ne këtë e respektojmë dhe ndaj çdo subjekti politik në koalicion veprojmë me respekt duke i argumentuar dilemat dhe se mundohemi ti sqarojmë, ti shpjegojmë dhe të mos lejojmë të bazohen në qëndrimet e tyre në informacione të pasakta në dokumente që i kemi dhe në procesin që garantojnë aleatët dhe miqtë tanë në BE, shtoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.