Lajme
14.6.2022 01:26
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq, në kuadër të vizitës së tij në Bruksel mbajti brifing me përfaqësuesit e Grupit të punës në Këshillin e BE-së për Ballkanin Perëndimor / zgjerim (KOVEB/KOELA) ku informoi për procesin e integrimit evropian të vendit, për dinamikën e implementimit të reformave të parapara dhe përkushtimin e Qeverisë në realizimin e tyre, posaçërisht në sferat kyçe të sundimit të së drejtës, reformave në administratë publike dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Në fillim të mbledhjes Zëvendëskryeministri Mariçiq përcolli mesazh se nuk duhet ta humbim këtë momentum për fillimin e negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut.
-Qëllimi ynë strategjik mbetet anëtarësimi në BE, me përkushtim të plotë në reforma të cilat i zbatojmë në këtë rrugë për transformimin e shoqërisë në përputhje me standardet e demokracive të zhvilluara të BE-së, për standard jetese më të mirë për qytetarët tanë, që në të vërtetë është qëllim i këtij procesi dhe anëtarësim në BE, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq në brifing, me kërkesë për valorizimin e tani më të arritur në pjesën e agjendës reformuese evropiane.
Në brifing morën pjesë delegatë nga të gjitha vendet anëtare të Këshillit të BE-së si dhe përfaqësues të Drejtorisë së përgjithshme për zgjerim dhe shërbimi Evropian për veprim të jashtëm, që është dëshmi e interesit për perspektivën evropiane maqedonase, por edhe dëshmi e përkushtimit të BE-së në procesin e zgjerimit. Diskutimi që u zhvillua në takim, progresi i vendit tonë u konfirmua nga ana e delegatëve dhe shprehën besim se Maqedonia e Veriut do të merr lajm të mirë në Samitin e ardhëm në qershor.
Gjatë ditës së sotme Zëvendëskryeministri Mariçiq do të mbaj tet-a-tet takim me Eurokomisionerin për zgjerim, Oliver Varheji, si dhe do të takohet edhe me koordinues e Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, Mark Jorna.