Lajme
13.6.2022 12:00
Çelja e negociatave aderuese me vendin tonë dhe Shqipërinë është e rëndësisë së veçante si konfirmim se procesi i zgjerimit të BE-së akoma është gjallë theksoi Sekretarja shtetërore Drita Abdiu Halili në takim me delegacionin estonez kryesuar nga Marika Lintam (Marika Linntam), Drejtore e përgjithshme në Drejtorinë për Çështje Evropiane në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Estonisë.
Mes tjerash Sekretarja shtetërore theksoi se procesi i reformave në BE mbetet prioriteti ynë dhe ne jemi të gatshëm ti dyfishojmë përpjekjet tona për realizimin e mëtejmë të Agjendës së BE-së me qëllim që ta mbajmë portoflin pozitive të vendit tonë, mundësojmë forcimin e mëtejmë të mekanizmit koordinues si dhe përforcimin e rolit drejtues në procesin e negociatave dhe nxjerrjen e profesionistëve në të.
Kemi parasysh dhe vlerësojmë faktin se Estonia është mes vendeve më të rëndësishme dhe partnerë më i zëshëm që siguron mbështetje të pakushtëzuar për aderimin tonë në BE, e demonstruar në shumë raste në Këshill, duke përfshirë edhe Grupin e Miqve për zgjerim, theksoi Sekretarja shtetërore Abdiu Halili.