Lajme
23.5.2022 09:30
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq kishte fjalën e tij në Akademinë solemne për nder të ditës Kombëtare të Vllehëve, në të cilën në emër të Qeverisë dhe në emrin e tij personal dërgoi urim me rastin e 23 Majit – ditës Kombëtare të Vllahëve.
-Më paraqet ndër të veçantë që sonte, në këtë festë të madhe, kam rast të jem pjesë e kësaj “Nate e fjalës vllahe dhe këngës vllahe” dhe së bashku të jemi pjesë, duke nderuar njërën nga kulturat më autentike që kanë jetuar në këto hapësira dhe aspiratat e tyre shekullore për mbajtjen dhe promovimin e gjuhës, kulturës dhe traditës së tyre, tha Mariçiq, duke shtuar se Vllahët janë pjesë përbërëse e shoqërisë tonë multietnike, me kontribut të rëndësishëm shoqëror të shtetit modern maqedonas si dhe janë pjesë përbërëse e së kaluarës, tanishmes dhe së ardhmes së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas Zëvendëskryeministrit Mariçiq diversiteti kulturor është arma më e fuqishme me të cilin me dekada mbrohemi nga idetë retrograde, kurse Maqedonia e Veriut vend që gjithmonë ka qenë simbol i diversitetit dhe një nga shembujt më të mirë për kujdesin e diversitetit kulturor, ndërtimit të kohezionit shoqëror dhe multi-kulturës në “Një shoqëri për të gjithë”.
-Anëtarët e bashkësive më të vogla etnike si diversitet kulturor janë pjesë e fortë e jona me çka mund të ndërtojmë politikë dhe shoqëri të shëndoshë, me aplikimin e vlerave civilizuese, shoqërimin, mirëkuptimin dhe pranimin e përbashkët, dha çka është më e rëndësishme, duke pasur bashkëpunim të ndërsjellë në çështje të ndryshme, çdo kush të jep kontributin e vetë për mirëqenien dhe prosperitetin e atdheut tonë të përbashkët, theksoi Mariçiq.
Vllahëve, Zëvendëskryeministri Mariçiq ju porositi që ta ruajnë gjuhën, identitetin dhe trashëgiminë e tyre, të cilët janë pjesë të pandarë e mozaikut multi-etnik maqedonas dhe të mbeten të përkushtuar si deri më tani për shtetin dhe bashkësinë e tyre, sepse mirëqenia dhe prosperiteti i vendit tonë të përbashkët, Republika e Maqedonisë së Veriut, varet nga gjithë ne.
Në fund Mariçiq, dërgoi urim edhe në emër të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, me besim se së bashku, dhe të unifikuar do të vazhdojnë të ndërtojnë një shoqëri për të gjithë dhe të punojnë në interes të qytetarëve dhe shtetit, duke ndërtuar ardhmërinë e brezave tanë.