Lajme
10.5.2022 06:07
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq në kuadër të vizitës zyrtare në Paris u takua me Izabel Dumont, Këshilltare politike për Ballkanin i kryetarit Makron. Fokusi i bisedës në takim ishin siguria, progresi dhe stabiliteti i rajonit, por edhe i Evropës.
Zëvendëskryeministri Mariçiq pas takimit me Dumont theksoi se sot Unioni gjendet para vendimeve historike të cilat do të jenë tregues ku dhe si do të lëvizin Evropa dhe Ballkani Perëndimor.
-As Bashkimi Evropian nuk mbeti imun ndaj krizave. Për këtë arsye diskutuam edhe për propozimin e kryetarit francez Makron. Padyshim që zhvillimet e reja i vendosin kushtet e reja në funksionimin e Unionit, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri në takim theksoi se është reale të presim që Bashkimi Evropian ti jep ritëm të veçantë procesit të zgjerimit, që do të kontribuojë dhe do të na motivojë të jemi më efikas në përmbushjen e detyrimeve në procesin e negociatave.
-Jemi të vendosur ta intensifikojmë bashkëpunimin rajonal, por kjo në asnjë mënyrë nuk do të thotë se kemi gjetur zëvendësues për Bashkimin Evropian. Përkundrazi, kjo do të thotë se në Union hyjmë më të gatshëm dhe me reforma të realizuara, si në aspektin nacional ashtu edhe në aspektin rajonal, me standarde, vlera dhe parime të inkorporuar evropiane në shoqërinë maqedonase, theksoi Mariçiq, duke shtuar se Franca pranon progresin e vendit tonë dhe mbetet mbështetës i integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor.