Lajme
10.5.2022 10:20
Sot në Sekretariatin për Çështje Evropiane Evgenija Serafimovska Kirovski, udhëheqëse e Sektorit për koordinim me fondet e BE-së dhe ndihmës së huaj dhe përfaqësuesit e Njësisë për ndihmë bilaterale dhe multilaterale mbajtën takim me Mana Nagashima, Këshilltare për formulimin e projekteve, përgjegjëse për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Bosnjë e Hercegovinën në zyrat Ballkanike të organizatës Japoneze për bashkëpunim ndërkombëtare – JICA.
Bashkëbiseduesit theksuan se Maqedonia e Veriut dhe Japonia kanë bashkëpunim të shkëlqyer bilateral, ndërkaq në periudhën e ardhshme fokusi do të vendoset në përgatitjen e aplikimit projektues për mbështetje në zhvillimin e turizmit në Maqedoninë e Veriut. Pas analizave të bëra për gjendjen nacionale aktuale, por edhe rajonale në vendet e Ballkanit Perëndimor, si dhe me konsultime të vazhdueshme në institucione relevante nacionale, do të sigurohet mbështetje disa vjetore nga ekspertë japonez në fushën e turizmit.
U shkëmbyen pikëpamje edhe për projektet e ardhshme për bashkëpunim teknik mes Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë, siç janë projekti shumë vjeçar për uljen e rrezikut nga katastrofat natyrore, projekti rajonal i mentorimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, projekti për avancimin e sistemit për mbeturina në liqenin e Ohrit, si dhe projekti UKM në kuadër të cilit zhvillohen ligjërata për biznes menaxhim, gjë që u konfirmua nga të dy palët se e njëjta realizohet me sukses.
Në fund të takimit bashkëbiseduesit konfirmuan se institucionet e tyre do të vazhdojnë me koordinim dhe komunikim intensiv në drejtim të avancimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm.