Lajme
10.5.2022 11:50
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq ditën e dytë të vizitës së tij të punës në Paris e nisi me një takim me Zëvendëskryeministren për Politikë të Jashtme për Euro-integrime dhe bashkëpunim rajonal të Malit të Zi, Jovana Maroviq, me të cilën diskutuan për më shumë tema të interesit të përbashkët, me fokus në progresin e dy vendeve lidhur me reformat dhe procesin e euro-integrimeve.
-Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi veprojnë si evropian me qëllim të njëjtë – anëtarësim të plotë në BE. Mali i Zi është partneri ynë i rëndësishëm rajonal në rrugën drejt integrimit evropian, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Në takim Mariçiq dhe Maroviç diskutuan për agjendën evropiane dhe bashkëpunimin rajonal, duke konfirmuar se dy vendet të përkushtuar punojnë në transformimin e shoqërisë, të ndërtuar me vlera dhe standarde evropiane dhe se fuqishëm hapërojnë në rrugë të drejtë. Maroviç theksoi se e ardhmja e dy vendeve është e përbashkët – anëtarësim i plotë në Bashkimin Evropian.
Mariçiq në takim konfirmoi marrëdhëniet e mira bilaterale të cilat i kemi me Malin e Zi, të cilat zhvillohen dhe përmirësohen vazhdimisht, si dhe njoftoi se bashkëpunimi në fushën e integrimeve evropiane në periudhën e ardhshme do të intensifikohet.
- Përfitim i madh është shkëmbimi i përvojës dhe praktikave të mira nga Mali i Zi në procesin negociues, shtoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministrit Mariçiq për të dytën ditë po zhvillon vizitë pune në Francë, ndërkaq sot ai do të mbajë takim edhe me Izabel Dumont, Këshilltare politike për Ballkanin të Kryetarit Makron.