Lajme
01.4.2022 08:22
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Strasburg u takua me Ambasadoren e BE-së në Këshillin e Evropës, Meglena Kuneva.
Në takim u diskutuan më shumë tema të rëndësishme, me fokus në procesin euro-integrues të vendit tonë, për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal, për dinamikën e re në bashkëpunim me Republikën e Bullgarisë si dhe për përvojën politike dhe administrative të Kunevas, si Zëvendëskryeministre e mëparshme për Koordinim të Politikave evropiane dhe Çështjeve Institucionale të Bullgarisë.
-Mora shumë këshilla të dobishme, të mësuara nga përvoja e Maglena Kuneva, gjatë rrjedhës së negociatave me Bashkimin Evropian si dhe sfidat që na presin në këtë proces. Për ne është e rëndësisë së madhe përvoja e Bullgarisë dhe mësimet e marra në procesin negociues, në kohë kur Sekretariati për Çështje Evropiane është në fazë të përgatitjes së kapaciteteve të trupave negociuese, thotë Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Ambasadorja e BE-së në Këshillin e Evropës dhe Negociatore e mëparshme bullgare, Kuneva, duke fol për ecurinë e procesit aderues, tha se ajo do të jetë periudha më e mirë për vendin, që do të jep rritëm të ri reformave dhe energji të re administratës, i rëndësishëm për procesin aderues.
Maglena Kuneva dha mbështetje të fuqishme dialogut të ri me Bullgarinë dhe bashkëpunimin që kemi në të gjitha nivelet, me besim që shpejtë do ti tejkalojmë dallimet dhe Maqedonia e Veriut shpejtë di ti fillojë negociatat me Bashkimin Evropian, duke u dakorduar me Zëvendëskryeministrin Mariçiq se “medoemos të jemi bashkë nëse duam të kemi sukses” në këtë kohë të krizave dhe sfidave globale.