Lajme
21.3.2022 01:42
Zëvendëskryetari i Qeveris për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në emisionin Utrinski brifing për Slobodna TV, tha se vendi mirë po menaxhon me krizën, i cili është si pasojë e luftës së Ukrainës dhe se publiku, por edhe rajoni, komentojnë se Maqedonia e Veriut ka bërë gamë më të gjerë të masave në rajon.
-Ne gjithmonë punojmë në planin e menaxhimit dhe jemi të gatshëm ti menaxhojmë pasojat e krizës, mirëpo presim dhe duam që agresioni rus në Ukrainë të përfundojë më shpejtë. Jemi në komunikim me Komisionin Evropian por edhe me institucionet tjera ndërkombëtare financiare të tjera për atë se në cilën mënyrë më të shpejtë dhe më mirë ti ndihmohet Maqedonisë së Veriut, sepse vërtet dy muajt e fundit, Qeveria e re kontribuon përpjekje maksimale në mënyrë të drejtpërdrejtë me subvencionimin e buxhetit për ti lehtësuar goditjet e çmimeve .... me rritjen e pagës minimale, më shume mjete për pensionistët, mbrojtjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe 26 masa tjera për zvogëlimin e pjesës së tarifave, me qëllim që të lehtësohen goditjet e çmimeve, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane tha se Bashkimi Evropian i përkushton vëmendje vendeve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, për mbështetjen që ia dhamë lidhur me Ukrainën, që dy vendet bënë një zgjidhje morale dhe të sinqertë dhe iu kyçëm sanksioneve për Rusinë.
-Me rëndësi është që fuqishëm të mbetemi në anën e vërtetë, ta ndihmojmë popullin ukrainas aq sa është e mundur dhe të apelojmë që sa më shpejtë të përfundojë agresioni rus në Ukrainë. Vlerësoj se deri më tani situata është stabile, sa i përket prezantimit informativ të pasqyrës reale në Ukrainë jemi mirë dhe këtë e arrijmë si përmes qeverive ashtu edhe përmes kanaleve mediatike, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se në interesin tonë dhe në interes të të gjitha vendeve në Evropë është që lufta sa më shpejtë të merr fund që të anulohen apo të menaxhohen pasojat nga kjo luftë të cilat janë të vështira si humanitare ashtu edhe ekonomike.
Në intervistë Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane tha se është i kënaqur nga komunikimi i drejtpërdrejtë dhe të hapur me Qeverinë e Bullgarisë dhe nga kjo qartë kuptohet me kolegët e tij bulgar rreth pozitave tona, dhe se mbetet aftësia e dy palëve, të gjejnë zgjidhe për të gjitha çështjet e hapura.
-Dialogu i ri po i normalizon marrëdhëniet me Bullgarinë, provokimet janë ulur në minimum, dhe mendoj se në përgjithësi nuk ekziston komunikim negativ, si në publik ashtu edhe jashtë publikut brenda në qeveritë. Kjo do të thotë qasja e re dha rezultate edhe në marrëdhëniet mes dy vendeve edhe në bashkëpunim të grupeve punuese, nga të cilët priten rezultate pozitive në periudhën e ardhshme, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq.