Lajme
18.3.2022 04:10
Në onlajn takimin e sotëm koordinues me Grupin Sektorial të punës për konkurrencë dhe inovacione për programimin e IPA-s, Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, së bashku me Zëvendëskryetarin e Qeverisë për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, kërkuan përkushtim maksimal nga të gjitha palët e interesuara në drejtim racional të mbështetjes donatore në shërbim të prioriteteve nacionale, duke e përfshirë edhe procesin e integrimit të BE-së në përgjithësi, dhe pjesëmarrje obliguese të organizatave civile në mbledhjet e grupeve Sektoriale të punës, si njohës të mirë të nevojave të qytetarëve dhe sfidave me të cilat po ballafaqohen.
Ky grup sektorial i punës është horizontale në qasjen e tij sepse duhet të sigurojë dhe të mundësojë kornizë regullatore për punën dhe investimet afariste, të ndihmojë në përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve përmes eksportit, diversifikim dhe internacionalizim të biznesit, dhe njëkohësisht t’ju përgjigjet sfidave të vendosjes së ekonomisë cirkulare, si dhe investoj në hulumtim, inovacione dhe zhvillimin e tranfer teknologjisë, tha Zëvendëskryeministri dhe IPA koordinuesi Nacional, Mariçiq.
Mariçiq shtoi se mbështetja për zhvillimin e sektorit privat është gjithashtu një nga kryesuesit e planit Ekonomik dhe investues dhe kjo porosi që duhet ti përcillet komunitetit të biznesit dhe ti inkurajojë ata të aplikojnë për mjete të tilla.
-Është e rëndësisë së veçantë kompanitë tona të mund të marrin pjesë në programin dhe të aplikojnë për mjete që do t’ju shërbejnë në përgatitjen dhe adaptimin e tregut të madh dhe të brendshëm evropian, që në mënyrë paralele do të vijë deri tek rritja e nivelit të konkurrencës, tha Mariçiq.