Lajme
15.3.2022 03:02
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot kishte takim me grupin sektorial të punës për shëndetësi dhe Ministrin e Shëndetësisë Bekim Sali.
Në takim u diskutuan prioritetet e ardhshme të Ministrisë së Shëndetësisë dhe si më mirë të shfrytëzohen mjetet financiare në dispozicion dhe bashkëpunimet bilaterale për ndërtimin e sistemit të qëndrueshëm shëndetësor që në radhë të parë kujdeset për shëndetin e qytetarëve.
Është e rëndësishme që në mënyrë efikase dhe cilësore ti planifikojmë projektet e mbështetura nga Bashkimi Evropian, fillimisht për arsye të avancimit të sistemit shëndetësor dhe shërbime më të mira shëndetësore për qytetarët, por edhe për reformat llidhur me procesin euro-integrues, theksoi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq.
Në takim u konfirmua edhe angazhimi i shfrytëzimit maksimal të programeve të BE-së dhe fondeve dhe programimi sipas prioriteteve dhe nevojave në sferën e shëndetësisë, për përfitime më të mëdha për qytetarët.