Lajme
15.3.2022 02:25
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, sot mbajti takim koordinues për fondet para-aderuese të IPA-s me Zëvendëskryetarin për Çështje Ekonomike, Koordinim i resoreve ekonomike dhe investimeve, Fatmir Bytyqi, në të cilën diskutuan për aktivitetet aktuale të Planit ndërhyrëse për investime si dhe për hapat dhe prioritetet e ardhshme që dalin nga faza e parë e strategjisë Nacionale për zhvillim për vitin 2021 – 2041.
-Shfrytëzimi i mjeteve financiare të IPA-s me doemos duhet të jenë për nevojat reale të qytetarëve, për këtë arsye në mënyrë koordinuese i qasemi planifikimit dhe krijimit të projekteve të cilët do të bazohen në prioritetet e strategjisë Nacionale, dhe njëkohësisht do të jenë në kohezion me politikat evropiane, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Zëvendëskryeministrat Mariçiq dhe Bytyqi theksuan se, pa marrë parasysh krizën që po ndodh mbarë botën, nuk heqim dorë nga ajo që është prioritet për Qeverinë, dhe ky është zbatimi i agjendës reformuese, zhvilimi rajonal dhe krijimi i kushteve për investime të reja, me qëllim të progresit të procesit euro-integrues dhe arritjen e standardeve dhe vlerave evropiane në vend, për qytetarët tanë.
Në kuadër të takimit Zëvendëskryeministrat u dakorduan për aktivitetet e ardhshme në pjesën e projekteve nga Plani Evropian dhe Investues si prioritare për financimin përmes kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, me fokus në agjendën e gjelbër të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në veçanti përmes investimeve në rinovimin e burimeve të energjisë dhe menaxhimin me mbeturina.