Lajme
14.3.2022 04:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç, në pranim-dorëzimin e sotëm të donacionit japonez të pajisjeve mjekësore në qendrën Klinike “Nënë Tereza”, tha se prokurimi i pajisjeve mjekësore në kuadër të grant Programit japonez për zhvillimin ekonomik dhe social, është edhe një dëshmi i bashkëpunimit të suksesshëm dhe miqësore mes Maqedonisë së Veriut dhe Japonisë.
Prokurimi i pajisjes mjekësore për klinikat e Nënë Tereza dhe për Spitalet e Qytetit "8 Shtatori", në vlerë prej rreth 813.000 euro, sjell përfitime të drejtpërdrejta për vendin tonë dhe qytetarët e saj, si ndihmë për përforcimin e sistemit shëndetësor në vendin tonë dhe avancimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët tanë, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq në konferencë për shtyp.
Ai falënderoi Ambasadën Japoneze dhe Ambasadorin Savada Hironori për kontributin e vazhdueshëm të rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, por edhe për rritjen e mjeteve zhvillimore japoneze të akorduara për mbështetjen e projekteve në vendin tonë.
-Japonia është mbështetës i ynë tradicional, që nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe gjithmonë është pran nesh në momente kur na nevojitet ndihmë, siç ishte kriza me migrantët kur na siguroi ndihmë me vlerë prej 4.7 milion euro, përmbytjet në Shkup në vitin 2017 kur na dhuroi pajisje, si dhe tani, në kushte të pandemisë, theksoi Mariçiq.
Zëvendëskryeministri konfirmoi përkushtimin e tij si Koordinues Nacional për ndihmë të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e bashkëpunimit të suksesshëm dhe të drejtpërdrejtë me Ambasadën e Japonisë, me qëllim të avancimit jo vetëm të bashkëpunimit zhvillimor, por edhe të bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor mes dy vendeve.