Lajme
13.3.2022 07:05
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në një intervistë për Nova TV tha se me vendosjen e metodologjisë së re për bashkëpunim sektorial, progresi mes Shkupit dhe Sofjes nga janari e deri më tani është i qëndrueshëm dhe intensiv.
- Të enjten në Sofje diskutuam dhe ramë dakord për bashkëpunime të reja konkrete në kuadër të grupit punues për bashkëpunim evropiane – tranzicionit të gjelbër, transformimi digjital dhe sundimi i së drejtës. Bëhet fjalë për hapa jashtëzakonisht të rëndësishme për të cilat ramë dakord ti ndërmarrim bashkërisht dhe të cilat nga njëra anë përshpejtojnë agjendën tonë reformuese, ndërkaq nga ana tjetër sjellin përfitime konkrete në jetën e përditshme qytetarëve tanë dhe bullgar, tha Mariçiq.
Për punën dhe rëndësinë e grupeve punuese, Mariçiq mendon se mënyra e këtillë e punës tregon se qeveritë e të dy vendeve mbajnë komunikim të rregullt, shpejt i kryejnë detyrat që vetë i japin dhe me këtë sigurojnë progres në bashkëpunim dhe ndërtimin e besimit si dhe përfitimeve konkrete për qytetarët.
- Mendoj që sa më shumë sukses kemi nga grupet sektorial të punës, aq më lehtë dhe më shpejtë do të tejkalohen çështjet e hapura politike, dhe kjo në mënyrë të drejtpërdrejtë çon drejt fillimit të negociatave të Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se punohet me një dinamikë të shpejtë dhe se tani më është dakorduar takimi i ardhshëm i punës të mbahet në Shkup, në fillim të muajit prill, me obligime të përfunduara që dolën nga takimi në Sofje.
Pyetjes se si kaloi dhe çka u dakorduan në takim e grupeve të punës në Sofje, Mariçiq theksoi se në takimin e fundit u nënshkrua memorandum për bashkëpunime konkrete mes dy postave shtetërore, si dhe Program dyvjetor për zbatimin e Marrëveshjes për bashkëpunim mes dy ministrive në fushën e mjedisit jetësor dhe menaxhimit me ujëra, nënshkruar në vitin 2019, si dhe u definuan edhe mundësitë për bashkëpunim në fushën e luftës kundër korrupsionit, sektorit civil dhe zhvillimin e shërbimeve elektronike ndërkufitare për qytetarët.