Lajme
14.3.2022 09:46
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot në Aeroportin Ndërkombëtar në Shkup, priti nënkryetarin e Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i Lartë për Punë të Jashtme, Zhosep Borel, së bashku me Shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir.
Zëvendëskryeministri Mariçiq në takim i dëshiroi mirëseardhje Borelit dhe takime te suksesshme të cilat do ti realizojë gjatë ditës së nesërme me zyrtarë të lartë shtetëror.
- Ky turne ballkanik të cilën nënkryetari i Komisionit Evropian dhe Përfaqësues i Lartë për Punë të Jashtme, Zhosep Barel, e fillon pikërisht nga Shkupi, është një sinjal i mirë se ne dhe rajoni mbetemi në fokusin e Bashkimit Evropian. Në prag të mbledhjes së nesërme të përbashkët me Kryeministrin Kovaçevski, krahas pikave tjera pres të diskutojmë edhe për krizën ukrainase dhe për bashkëpunimin tonë rajonal që njihet si burim stabiliteti dhe sigurie, si dhe për angazhimet për integrim të shpejtë evropian të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, në afate sa më të shpejta, shkroi Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Mariçiq në Fejsbuk profilin e tij.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Borel në Maqedoninë e Veriut, si përfaqësues i Lartë i BE-së, në kuadër të cilit do të mbajë takime me Kryetarin Stevo Pendarovski, Kryeministrin Dimitar Kovaçevski, Kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, Ministrat e Punëve të Jashtme dhe atë të Mbrojtjes, Bujar Osmani dhe Slavjanka Petrovska.