Lajme
08.3.2022 08:29
Me rastin e shënimit ditës Ndërkombëtare të gruas të këtij viti, 8 Marsi, në kuadër të Projektit për vendosje të perspektivës në administratë në nivel qendror është përgatitur kampanjë publike për prezantimin e të dhënave dhe trendeve të rëndësishme për gjendjet e barazisë gjinore në disa sfera nga shoqëria jonë, si dhe për rëndësinë e statistikave gjinore të dhënave të ndara dhe gjinore që duhet të shërbejnë si bazë për krijimin e të gjitha politikave dhe shërbimeve në shoqëri, me qëllim t’ju përgjigjen nevojave të ndryshme të qytetarëve.
Projekti është i hartuar në bashkëpunim të ngushtë me Sekretariatin për Çështje Evropiane (SÇE) dhe në konsultim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS)/ Sektoti për mundësi të barabarta.
Të dhënat janë analizuar në kuadër të projektit të UN Women për vendosjen e perspektivës gjinore në administratë në nivel qendror (Gender Equality Facility - GEF). Projekti zbaton UN Women në partneritet me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, financiarisht mbështetur nga Suedia. Projekti ofron mbështetje në organet kyçe të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut përgjegjës për procesin e integrimit në BE për zbatim më efikas të kornizave ligjore nacionale dhe ndërkombëtare për barazi gjinore dhe të drejtave të grave.
Të dhënat e shfrytëzuara për këtë kampanjë janë nga Enti shtetëror për Statistikë, respektivisht nga publikimet e “Gratë dhe burrat në Republikën e Maqedonisë/Republikën e Maqedonisë së Veriut”, si dhe të shëna shtesë nga MakStat. Analiza e të dhënave u bë në kuadër të projektit të UN Women për vendosjen e perspektivës gjinoren administratë në nivel qendror, të zbatohet në bashkëpunim me Sekretariatin për Çështje Evropiane dhe Ministrinë e Punës dhe Politikës sociale, me mbështetje financiare nga Suedia.
Në kuadër të këtij projekti me rastin e 8 Marsit UN Women organizon ekspozitë edukative në East Gate Mall, që mund të vizitohet në periudhë nga 8 marsi deri me 8 prill. Në ekspozitë do të vendosen 4 infografikë të realizuara në Gender Equality Facility – GEF.