Lajme
04.3.2022 06:10
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot kishte fjalën e tij para të post-diplomuarve nga Klinika Ligjore në Universitetin Xhon Hopkins (The SAIS International Human Rights Law Clinic), në temë E drejta ndërkombëtare për të drejtat e njiut dhe trafikimi me njerëz: Rasti me Maqedoninë e Veriut.
-Çështja e trafikimit me njerëz është lartë në agjendën e Qeverisë, fillimisht për arsye të posedimit të mekanizmave efikase për parandalimin dhe aktiviteteve të grupeve kriminale është i domosdoshëm për çdo shoqëri demokratike, e dyta, si vend kandidat për anëtarësim në BE, u zotuam të zbatojmë masa dhe aktivitete të duhura për luftë, mes tjerash edhe trafikim me qenie njerëzore në përputhje me nenin 78 nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim, tha Mariçiq.
Zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se Qeveria ka siguruar bazë për implementimin e Konventës së OKB-së kundër krimit të organizuar transnacional me dy protokollet e saj (Palermo), si dhe Konventa e Këshillit të Evropës për aktivitetet kundër tregtisë me qenie njerëzore, me çka krijohet kornizë e gjerë ligjore për luftë kundër tregtisë me qenie njerëzore, të harmonizuara me standarde ndërkombëtare dhe praktikave të mira, me theks të veçantë tek fëmijët. Ai shkurtimisht iu referua edhe kornizës ligjore të vendit që përfshin aspekte të ndryshme lidhur me preventivën dhe luftën kundër tregtisë me njerëz, të harmonizuara me standarde ndërkombëtare dhe prapska më të mira të së drejtës së BE-së, siç është Direktiva për parandalimin dhe luftës kundër tregtisë me njerëz dhe mbrojtja e viktimave të saj.
Nëse më pyesni a mundemi më shumë, gjithmonë do kisha thënë po. Gjithmonë mund të bëhet më shumë – legjislaturë më e mire, preventivë më efikas dhe ndjekje penale janë sfidat jo vetëm për vendin tonë, por do thosha edhe për mbarë botën. Megjithatë, besoj se është bërë shumë dhe kjo është konfirmuar edhe në Raportin e Stejt Departamentit të SHBA-së për trafikim me qenie njerëzore për vitin 2021, që rendit Maqedoninë e Veriut, për të gjashtin vit radhazi (nga viti 2016) në grupin e nivelit të dytë (vende qeveritë e të cilëve bëjnë përpjekje për harmonizimin e standardeve, theksoi Zëvendëskryeministri Mariçiq, duke shtuar se kjo valorizon në mënyrë të përshtatshme përkushtimin e Qeverisë në këtë fushë, por më e rëndësishme është inkurajimi për ti dyfishuar përpjekjet tona dhe të ballafaqohemi me sfidat me qëllit të kemi rezultate më të mira në të ardhmen.