Lajme
02.2.2018 13:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, në rolin e Koordinatorit Nacional të IPA-s, kishte fjalën e tij para përfaqësuesve të IPA strukturës në Republikën e Maqedonisë në punëtorinë vjetore të IPA-s në Strugë, ku u shqyrtua Master Plani i IPA-s. ky plan mbulon gjitha çështjet e hapura rreth programimit, implementimit, monitorimit dhe qëndrueshmërisë së projekteve, për të cilat Sekretariati për Çështje Evropiane dhe Koordinatori Nacional i IPA-s Osmani, rregullisht referojnë në Qeverinë e RM-së dhe shërbimet e Komisionit Evropian.
“Mjetet të cilat BE-ja i ndan për implementimin e reformave shfrytëzohen sipas rregullave dhe kritereve të rrepta të KE-së. Për këtë arsye shfrytëzim i lartë i mjeteve të IPA-s nuk është edhe aq lehtë për t’u arritur. Që ta lehtësojmë punën, përgatitëm Master Planin e cila na shfrytëzon si mjet për hartimin e rreziqeve dhe institucioneve që duhet të ndërmarrin masa për tejkalimin e të njëjtave” – theksoi Osmani.
Mes tjerash, Zëvendëskryeministri Osmani shprehu kënaqësi nga përkushtimi i përfaqësuesve të IPA strukturës në aktivitetet e tyre lidhur me absorbimin e mjeteve nga IPA struktura në veçanti për mbylljen e vitit 2013 TAIB në dhjetor të vitit 2017 me shkallë të shfrytëzimit 93,56%.
“Në vitin 2017 kemi realizuar progres të konsiderueshëm në shfrytëzimin e ndihmës së huaj, respektivisht kemi shkallë të lartë të mjeteve kontraktuese (të marrëveshjeve të lidhura) në krahasim me vitet e kaluara për IPA 2007- 2013, dhe pres të vazhdojmë me elan dhe përkushtim të njëjtë që ta rritim absorbimin si dhe të zbatojmë reforma në vend si dhe afrimin e R. së Maqedonisë drejt vendeve të BE-së” – deklaroi Osmani para të pranishëmve. Ai përshëndeti përfshirjen e IPA strukturës e cila në mënyrë aktive punon në zgjidhjen e çështjeve të hapura që përmenden në IPA Master Planin, dhe në përmbushjen e kritereve të nevojshme të përcaktuara në rregulloren e IPA II për shfrytëzimin e mjeteve.
“Ju, përmes aktiviteteve dhe përkushtimit drejt obligimeve tuaja, deri më tani keni realizuar projekte në lartësi prej rreth gjysmë miliard eurosh, mjete me të cilat avancohen standardet e shtetit dhe kushtet për punë dhe jetesë në shoqërinë tonë”- theksoi Osmani para të pranishmëve, duke shtuar se përmes realizimit të këtyre mjeteve Republika e Maqedonisë afrohet deri te standardet dhe rregullat e Bashkimit Evropian, duke theksuar rëndësinë në kualitetin dhe efikasitetin gjatë realizimit të këtyre mjeteve.
“Mendoj që kemi një administratë të shkëlqyer, profesionist të shkëlqyer në strukturën e IPA-s, dhe së bashku me implementimin e Master Planit për reforma në IPA do të sigurojmë shfrytëzim më kualitativ, efektiv dhe më të dukshëm të mjeteve nga IPA dhe ndihmës së huaj” - konstatoi Osmani në fund të fjalimit të tij.