Lajme
02.2.2018 12:34
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane Bujar Osmani sot në rolin e Koordinatorit Nacional të IPA-s kishte fjalën e tij para përfaqësuesve të Këshillit për zhvillim rajonit planor jugperëndimor ku së bashku me ekipin për alokimin e ndihmës së huaj në Sekretariatin për Çështje Evropiane prezantoi gjendjen, mundësitë për financimin e projekteve të parapara për vetëqeverisje lokale me mjetet e fondeve evropiane.
“Afrimi deri te rregullat dhe standardet do të thotë liri e tregtisë, prosperitet ekonomik, investime në infrastrukturë, investime në hapjen e vendeve të reja të punës, arsim më kualitativ etj. respektivisht afrimi deri në Bashkimin Evropian do me thënë jetë më kualitative për qytetarët dhe afrim të standardit tonë të atij të vendeve anëtare të Unionit” 0 theksoi Osmani. Ai shtoi se përmbushja e perspektivave evropiane, nevojitet bashkëpunim aktiv mes pushtetit qendror dhe komunave, me qëllim të realizimit të përbashkët të investimeve kapitale që vinë nga buxheti qendror, por edhe me avancimin e kapaciteteve për rritje të absorbimit të mjeteve të IPAS dhe fondeve tjera të ndihmës bilaterale për Maqedoninë.
Përmes instrumentit të IPA-s,përafërsisht 600 milion euro, mjete të pakthyeshme nga vendet e Bashkimit Evropian, i janë vendosur në dispozicion Republikës së Maqedonisë për periudhë prej shtatë vitesh” – theksoi Osmani, duke shtuar se është shans i madh, për komunat, për shfrytëzimin e mjeteve të rëndësishme financiare nga ana e fondeve evropiane. Si programe më të rëndësishme për komunat, Osmani theksoi programet për bashkëpunim ndërkufitar, si dhe mundësitë që komunat të participojnë për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore të territorit të tyre.