Lajme
23.1.2018 13:41
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, realizoi takim me Zëvendëskryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.
Njëra nga temat kryesore të takimit ishte shkëmbim i mendimeve dhe informatave në drejtim të organizimit të seancës së përbashkët Qeveritare mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. “Shkupi dhe Prishtina nuk kanë çështje të hapura politike, që paraqet potencial për thellimin e marrëdhënieve mes dy Qeverive” – theksoi Osmani në takim. Ai shtoi se udhëheqësit shtetëror detyrimisht duhet japin kontribut më të madh, për të përmirësuar kushtet për shkëmbim dhe komunikim, me qëllim që të mbështesin potencialin gjithnjë e më të madh të biznesit, por edhe nevojën e qytetarëve të dy vendeve për komunikim më të lehtë të ndërsjellë. “Marrëdhëniet tona të shkëlqyera së shpejti do ti demonstrojmë edhe me mbajtjen e seancës së përbashkët Qeveritare mes dy vendeve, nga ku pres të dalin iniciativa, masa dhe aktivitete konkrete, në drejtim të thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë” – theksoi Osmani.
Dy bashkëbiseduesit edhe një herë potencuan angazhimin e dy vendeve për perspektivën evropiane të rajonit, e cila është në interes të të dy vendeve që në mënyrë të ndërsjellë të mbështesin njëri-tjetrin në procesin e integrimit të BE-së. Maqedonia, ka fituar përvojë të jashtëzakonshme përmes aktiviteteve shumëvjeçare në kuadër të procesit për Stabilizim dhe Asociim me Bashkimin Evropian, dhe me kënaqësi, këta përvoja do ti transmetojë kolegëve nga Kosova, dhe me qëllim të përshpejtimit dhe avancimit të perspektivave evropiane të gjithë rajonit. Në këtë drejtim, dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi nga mbajtja e takimit të parë të Komitetit të Përbashkët për integrime Evropiane mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës javën e kaluar në Shkup dhe u zotuan që mbajtja e këtyre takimeve të bëhet praktikë e rregullt.
Në takim gjithashtu u hapën edhe çështjet për avancimin e bashkëpunimit ndërkufitar dhe rajonal përmes projekteve konkrete në kuadër të iniciativave rajonale për bashkëpunim, në veçanti në kuadër të “konektiviti” agjendës së procesit të Berlinit, si dhe me një paraqitje të përbashkët pra fondeve evropiane me projekte për bashkëpunim ndërkufitar.