Lajme
17.1.2018 16:21
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Republikën e Shqipërisë realizoi takime me Kryetarin e Shqipërisë, Ilir Meta, Kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, si dhe me Kryetarin e Partisë Demokratike të R. së Shqipërisë, Lulzim Basha.
Në takime u hapën tema për marrëdhënie bilaterale mes dy vendeve, si dhe bashkëpunimin rajonal, në veçanti në kuadër të Procesit të Berlinit. U konstatua se Maqedonia dhe Shqipëria nuk kanë çështje të hapura, që paraqet mundësi të shkëlqyer për thellimin e marrëdhënieve dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik, që nuk përkon me afërsinë e dy vendeve. “Pas seancës së përbashkët Qeveritare pres që dy vendet ti përforcojnë marrëdhëniet e ndërsjella dhe të krijojnë kushte për shkëmbim më të madh dhe bashkëpunim ekonomik” – theksoi Osmani. Ai shtoi se në Republikën e Maqedonisë zbatohen projekte të shumta infrastrukturore, në veçanti të ashtuquajturës korridori i tetë, me finalizimin e së cilës do të mundësohet përmirësimi i dukshëm i komunikimit dhe shkëmbimit mes dy vendeve.
Në takime u hapën edhe çështjet për sfidat evropiane dhe rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku edhe u konfirmua se ekziston progres në komunikim mes gjitha vendeve dhe se nuk ekziston alternativë të perspektivës euro-atlantike të të gjithë rajonit.. “Kemi shans historik të ju mundësojmë popujve të Ballkanit integrim të vërtetë dhe përfshirjen e tyre në rrjedhat bashkëkohore civilizuese të Evropës të cilën nuk guxojmë ta lëshojmë” – theksoi Osmani.
Më herët Osmani realizoi takim edhe me Ministrin për Europë dhe Punë të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, ku shkëmbyen mendime rreth integrimit evropian të dy vendeve, si dhe mbështetje nga ana e Shqipërisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.
Vizita në Tiranë është pjesë e turneut Ballkanik të cilin Zëvendëskryeministri Osmani e filloi me vizitën e tij në Athinë në fillim të këtij muaji dhe i cili pritet të vazhdojë me vizitë në Beograd, ndërkaq pas saj edhe në Sofje.