Lajme
28.12.2017 13:55
Sot, me 26.12.2017, e martë, në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane të Republikës së Maqedonisë, u mbajt, “Trajnim hyrës për fondet Evropiane dhe mundësi për financim të projekteve të parapara për vetëqeverisje lokale” me përfaqësues të administratës të Qytetit të Shkupit. U prezantuan mundësitë dhe mësimet e marra në menaxhimin e fondeve të BE-së dhe u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim dhe rrjetëzim të ardhshëm.