Lajme
07.12.2017 17:32
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani pati takim me ambasadoren e Republikës Popullore të Kinës Jin Lisjen.
Takimi u fokusua ne bashkëpunimin bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe RP të Kinës, si dhe në projektet aktuale dhe të planifikuara, të cilat realizohen me mbështetjen e RP të Kinës. Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale dha bashkëpunimi mes dy vendeve mike nga ana e bashkëbiseduesve u vlerësuan se shënojnë një trend të lartë të zhvillimit.
Në kuadër të takimit bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin e projektit me RP të Kinës e cila realizohet ne kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe teknik e nënshkruar nga viti 2007 të cilat nga ajo kohë e deri më tani nënshkruhen në nivel vjetor, dhe ju referohen fushave: arsim, shëndetësi dhe komunikim (rrjetëzim i institucioneve shtetërore).
Bashkëbiseduesit konstatuan se deri në fund të vitit pritet që të nënshkruhet edhe një Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe teknik për sigurimin e ndihmës mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, me çka do të siguroheshin 20 milion juana kineze, respektivisht rreth 2.5 milion euro dhe të njëjtat do të parashihen për financimin e projekteve për renovimin e shkollave, por edhe projekte tjera të cilat do të përcaktohen si prioritet nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë
Osmani shprehu falënderim për ndihmën e përgjithshme të cilën RP e Kinës i ja jep vendit tonë si drejtim për financimin e projekteve infrastrukturore, ashtu edhe në drejtim të financimit të projekteve në fusha të cilat janë të rëndësisë jetike për Republikën e Maqedonisë. Osmani shtoi se edhe në të ardhmen pret përforcimin e këtij bashkëpunimi, duke potencuar se ndihma financiare, si dhe investimet të cilat vinë nga RP. E Kinës janë të mirëseardhura në Maqedoni.