Lajme
29.11.2017 14:41
Sot në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë u realizua takimi i 37të i Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE). Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në rrolin e Kryetarit të komitetit udhëhoqi seancën në të cilën morën pjesë sekretarët shtetëror të ministrive, kryesuesit e nën-komiteteve, udhëheqësit e grupeve punuese, Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, si dhe pjesë nga administrata e Sekretariatit për Çështje Evropiane.
Tema kryesore e takimit ishte realizimi i detyrimeve nga Marrëveshja për Stabilizim dhe Asociim (MSA) si dhe puna e Komitetit të Punës për Integrime Evropiane (KPIE) dhe aktivitetet lidhur me implementimin e Planit 3-6-9+.
Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani, prezantoi përmbajtjen e pjesëve të reja gjashtë dhe nëntë, të Planit 3-6-9 dhe dinamikën e paraparë për implementimin e reformave.
Fillimisht Zëvendëskryeministri Osmani shprehu kënaqësi nga implementimi i pjesës së parë të Planit, pjesën tre, për të cilën, siç theksoi Osmani, ka përmbushje të kënaqshme nga më shumë se 80% nga masat dhe aktivitetet e parapara. “Planin 3-6-9 e kurorëzuam me mbajtjen e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe të besueshme, që ishte një ndër qëllimet kryesore të Planit” theksoi Osmani, duke shtuar se konfirmim për këtë janë raportet e gjitha institucioneve relevante të cilët ndoqën procesin zgjedhor, mes të cilave gjithsesi është edhe OSBE/ODHIR.
Osmani theksoi përgjegjësinë e rolit të anëtarëve të Komitetit të punës për fokusin e reformave të propozuara duke potencuar se koha është faktor, dhe nga këtu, nga aspekti i dimensionit kohor, pozitat dhe aspiratat, periudha nga dhjetori deri ne janar vitin e ardhshëm është vendimtare, periudhë ku publiku vendor dhe KE presin progres të dukshëm në reformat në fushat kyçe.
Në takim, Zëvendëskryeministri Osmani potencoi se këto mbledhje të rregullta të KPIE-së do të ngrihen në nivel të kuptimit të tij dhe gjithsesi dukshmërisë dhe rëndësisë, ndërkaq nga Sekretarët shtetëror pret pjesëmarrje aktive në implementimin e Planit 3-6-9+, në përshpejtimin e dinamikës së procesit të euro-integrimeve si dhe llogaridhënies së rregullt si anëtarë dhe pjesëmarrës në punën e KPIE-së.
“Suksesi në implementimin e reformave gjatë këtyre gjashtë javëve do të definojë agjendën edhe për gjashtë muajt e ardhshëm, çka, sërish, paraqet periudhë historike për arritjen e një hapi të rëndësishëm në mbylljen e çështjes së BE-s dhe NATO-s” deklaroi Osmani.