Lajme
28.11.2017 12:49
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot prezantoi pjesët e reja, gjashtë dhe nëntë, nga Plani 3-6-9, para ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Maqedoni.
“Bëmë implementimin e plotë të gjitha vërejtjeve dhe rekomandimeve të përfshira në raportet e Komisionit Evropian, me theks të veçantë rekomandimeve të grupit të ekspertëve udhëhequr nga Rejnhard Pribe”. – theksoi Osmani. Ai shpjegoi se qëllimi i Qeverisë është që Plani 3-6-9 ta rrumbulaksojë nevojën reformuese të Republikës së Maqedonisë, për zhbllokimin e proceseve euro-integruese. Ai përsëriti pritjet e Qeverisë për hapa konkrete nga ana e Bashkimit Evropian, por edhe të vendeve anëtare të Bashkimit, në drejtim të dukshmërisë të perspektivave evropiane në Maqedoni, në përputhje me implementimin e suksesshëm të Planit 3-6-9, por edhe në përputhje me suksesin në adresimin e çështjeve të hapura politike.
“Para nesh kemi proces të implementimit të reformave serioze, hapa politike të drejtuara si përfitim për gjeneratat e ardhshme, dhe jo për zgjedhjet e ardhshme. Qeveria me guxim hyri në realizimin e këtyre reformave dhe në përputhje me veprimin e tyre, qytetarët presin veprim edhe nga ana e Bashkimit Evropian”, theksoi Osmani.