Lajme
27.11.2017 11:39
Në hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane sot u mbajt tribunë me sektorin e civil, në të cilën Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, prezantoi rrumbullaksmin e Planit 3-6-9, duke i vënë theks të veçantë pjesëve të planit- pjesët gjashtë dhe nëntë.
Pra fillimit të tribunës, Zëvendëskryeministri Osmani potencoi bashkëpunimin e suksesshëm të deritanishëm me sektorin civil, edhe atë, si në implementimin e pjesës tre të Planit, ashtu edhe gjatë përgatitjes së pjesëve gjashtë dhe nëntë. “ Suksesi në implementimin e pjesës tre nga Plani 3-6-9, në masë të konsiderueshme mbështet edhe në vigjilencën e sektorit civil, që paraqet një lloj mase për paralajmërim të hershëm për ngecjet eventuale në implementim” – theksoi Osmani, duke iu referuar drejt përfitimeve nga bashkëpunimi i deritanishëm me sektorin civil. Ai numëroi edhe disa propozime cilësore kyçja e të cilave Planin reformues 3-6-9 paraqesin sugjerim pikërisht përfaqësuesit e sektorit civil. “Me propozimin e sektorit civil, në Strategjinë për reforma, parashikohet sjellja e më shumë ndryshimeve ligjore, përfshirë edhe Ligjit për Prokuror publik, me të cilat do të rregullohet statusi dhe kompetencat e PPS-së, përforcimi i kapaciteteve të Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publik, ndryshimet e Ligjit për procedurë penale e të ngjashme” – theksoi Osmani. Ai gjithashtu theksoi edhe sugjerimet e pranuara të sektorit civil edhe në reforma të shërbimeve sekrete si dhe ne reformat e Administratës publike, të cilat së bashku me reformat në gjyqësor paraqesin fusha prioritare gjatë implementimit të Planit.