Lajme
24.11.2017 12:42
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së
Maqedonisë, Bujar Osmani, realizoi brifing me gazetarët në të cilin u prezantua përmbajtja e Planit 369+,
dinamika e paraparë për implementimi e tij, si dhe rëndësia e Planit për
Republikën e Maqedonisë në kontekst të proceseve të përgjithshme të integrimeve
evropiane dhe euroatlantike.
Në fillim, Zëvendëskryeministri Osmani shprehi
kënaqësi nga implementimi i pjesës së parë të Planit, pjesës tre, për çka, siç
theksoi Osmani, ekziston përmbushje e kënaqshme prej mbi 80% të masave dhe
aktiviteteve të parapara. “Planin 3-6-9 e kurorëzuam me mbajtjen e zgjedhjeve
të lira, fer dhe kredibile, gjë që ishte një prej qëllimeve kryesore të Planit”
theksoi Osmani, duke shtuar se konfirmim i kësaj janë raportet e të gjitha
institucioneve relevante të cilat e kanë monitoruar procesin zgjedhor, mes të
cilave gjithsesi edhe raporti i
OSBE/ODIHR.
“Pas përfundimit të zgjedhjeve, Qeveria sërish në
mënyrë agresive ju rikthye agjendës së reformave, dhe pjesët gjashtë dhe nëntë
të Planit 3-6-9 tani më janë të vendosura në agjendë për zbatim“ potencoi
Osmani. Ai shtoi se Plani 3-6-9+ paraqet një tërësi unike, në të cilën
përfshihen të gjitha obligimet për reforma në Republikën e Maqedonisë, e të
cilat burojnë nga vërejtjet, rekomandimet dhe sugjerimet nga ana e Komisionit
Evropian, Komisionit të Venedikut, GREKO dh të gjitha institucionet tjera
relevante ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësim të gjendjes në Republikën e
Maqedonisë. “Pas implementimit të pjesëve gjashtë dhe nëntë, nuk pres të kemi
pjesë të re 12, por vendim për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe
ftesë për anëtarësim në NATO”, theksoi Osmani.
Osmani i potencoi edhe reformat në fushat
prioritare, për të cilat Qeveria mori obligim për ti implementuar deri në
shkurt të vitit 2018, para daljes së Strategjisë për zgjerim të Komisionit
Evropian, të cilën e paralajmëroi Kryetari i Komisionit, Zhan Kllod Junker.
Këto janë reformat e shërbimeve të sigurisë, reformat në gjyqësor si dhe
reformat e administratës publike. “Detyrimisht duhet të sigurojmë kornizë të
drejtë, ligjore dhe organizative, përmes së cilës do ta parandalojmë mundësinë
e keqpërdorimit të shërbimeve, ta përforcojmë pavarësinë dhe efikasitetin e
gjyqësorit, por edhe të çlirojmë administratën publike nga ndikimet politike,
si dhe të vendosim sistem për profesionalizimin e saj”, deklaroi Osmani. Ai i
potencoi edhe reformat prioritare në të gjitha fushat në të cilat tani më po
punohet siç është miratimi i strategjisë për reforma të Gjyqësorit, heqjen e Këshillit për
përcaktimin e fakteve dhe përgjegjësive të gjyqtarëve, përforcimin e rolit
mbikëqyrës të Komisioneve Parlamentare ndaj shërbimeve të sigurisë etj.
Osmani potencoi se vijon një periudhë shumë aktive
në implementimin e këtyre reformave, për të cilat, ai kërkoi përfshirje të të
gjithë aktorëve shoqëror aktiv,sektorit të shoqërisë civile, ekspertëve të
fushave përkatëse, e posaçërisht opozitës, duke potencuar kontekstin në të
cilin gjenden integrimet euroatlantike të Republikës së Maqedonisë.
“Viti 2018 paraqet mundësi historike për
Republikën e Maqedonisë për mbylljen e çështjes për BE dhe NATO. Këtë mundësi
nuk guxojmë dhe nuk duhet ta humbasim, sepse kjo do të do të jetë gabim
historik” – theksoi Osmani. Ai shtoi më tutje se kyçe janë 6 javët e ardhshme të
cilat do ta determinojnë fatin e gjashtë muajve të ardhshëm që paraqesin
shansin historik për integrimet euroatlantike