Lajme
20.11.2017 17:00
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Bujar Osmani, në
hapësirat e Sekretariatit për Çështje Evropiane, realizoi takim me
Eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johanes Han. Në prani të
Zëvendëskryeministrit të Qeverisë dhe Ministrit për Punë të Brendshme, Oliver
Spasovski, Ministrit të Drejtësisë, Biljen Saliji, si dhe Ministrit për shoqëri
informatike dhe administratë, Damjan Mançeveski, Zëvendëskryeministri Osmani
referoi për pjesët e reja, gjashtë dhe nëntë, të Planit për reforma 3-6-9.
“Plani 3-6-9 për momentin paraqet një tërësi, ku janë të përfshira të
gjitha rekomandimet, gjetjet dhe sugjerimet të cilat vijnë nga partnerët tanë
ndërkombëtarë” theksoi Osmani. Ai i theksoi
raportet e Komisionit Evropian, Komisionit të Venedikut, Greko, raportet
e grupit të lartë të ekspertëve të udhëhequr prej Rajnhard Pribe, si dhe
raportet tjera relevante, si një pjesë kryesore gjatë krijimi të Planit 3-6-9.
“Tërësia e Planit 3-6-9 ka për qëllim,
pas implementimi të tij, i njëjti të mos vazhdojë me pjesë të re 12, por me
vendim për fillimin e negociatave” – theksoi Osmani.
Në takim theks të veçantë pati në fushat për të cilat është konstatuar
nevoja më e madhe për shpejtësinë e reformave, siç janë: reforma në shërbimet e
sigurisë, reforma në gjyqësor si dhe reforma në administratën publike.
Ministrat përkatës Spasovski, Saliji dhe Mançevski referojnë para
Euro-komisionerit Hahn për strategjitë e sjellura, planet akcionale dhe
aktivitetet e ndërmarra për përgatitjen e Planit, por edhe për gatishmërinë dhe
përkushtimin e implementimit të reformave.
Përfaqësuesit e Qeverisë shprehën faleminderim për praninë e z.Hahn në Maqedoni, së bashku konstatuan se paraqet një nxitje shtesë për procesin
reformues, katalizator i procesit në
ndërtimin e konsensusit politik, si dhe mbështetjen e përgjithshme për procesin
eurointegrues të Maqedonisë.