Lajme
17.11.2017 14:44
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për
Çështjet Evropiane, Bujar Osmani, sot në Kabinetin e Kryetarit në Vilën Vodno,
kishte takim me Kryetarin Gjorgje Ivanov.
Në takim, Zëvendëskryeministri informoi për
vizitën në Bruksel, të realizuar së bashku me Ministrin e punëve të jashtme,
Nikolla Dimitrov, ku u realizuan takime të rëndësishme me Nënkryetaren e
Komisionit Evropian dhe Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe
Siguri, Frederika Mogerini, si dhe me Eurokomesarin për Zgjerim dhe Fqinjësi të
Mirë, Johanes Han. Osmani informoi për porositë e Ministrave për Punë të
Jashtme të vendeve anëtare të Unionit, të cilët, në mëngjesin e punës në
Bruksel – Miqtë e Maqedonisë, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme
të Bulgarisë dhe Suedisë, shprehën
gatishmëri për ta ndihmuar Republikën e Maqedonisë në aspiratat e saja
evropiane dhe euroatlantike.
Në vazhdim, Osmani
informoi për pakot e reja reformuese të Qeverisë – Gjashtë dhe Nëntë, të
cilat paraqesin rumbullaksim të Planit 3-6-9, implementimi i të cilit duhet të
sigurojë hapësirë për progres në përafrimin kah Komisioni Evropian. Osmani
potencoi se Strategjitë dhe planet akcionale të përfshira në Planin 3-6-9, në
vete ngërthejnë të gjitha rekomandimet e dhëna nga ana e partnerëve dhe
institucioneve relevante, siç janë rekomandimet nga Raporti i Komisionit
Evropian, Komisioni Venecian, GREKO, rekomandimet e Grupit të larët të
ekspertëve të udhëhequr nga Rajnhard Pribe si dhe të gjitha raportet dhe
rekomandimet e tjera të cilat janë të notifikuara si obligim i Republikës së Maqedonisë. Me ketë, theksoi
Osmani, pakoja e reformave
rumbullaksohet, dhe pas implementimit të të njëjtave, pritet mënjanimi i
rekomandimit të kushtëzuar, si dhe pritet raport pozitiv me rekomandim të ri të
pastër nga ana e Komisionit Evropian. Në fund, theksoi Osmani, së bashku edhe
me progres të realizuar në zgjidhjen e çështjeve të hapura politike, pritet
edhe vendim për fillimin e negociatave deri në gjysmë të vitit 2018.
“Kemi mundësi të papërsëritshme, në vitin 2018 të
bëjmë hapërimin historik dhe të mbyllim çështjen e BE-së dhe NATO-s. Është e
nevojshme që të lihen anësh prioritetet tona personale, partiake e madje edhe
prioritetet etnike, të formojmë konsensus për reforma, dhe të arrijmë
rezultate” – theksoi Osmani. Ai e potencoi rëndësinë e këtij momenti, duke
përsëritur edhe vlerësimin e marrë nga Brukseli, se viti 2018 duhet të jetë vit
historik për progresin e Republikës së Maqedonisë në integrimet evropiane dhe
euroatlantike, moment për të cilin duhet të angazhohen të gjithë vepruesit në
shoqëri, dhe përmes procesit gjithëpërfshirës, të sigurohet konsensus
thelbësor, e jo vetëm deklarativ rreth procesit të integrimeve të Republikës së
Maqedonisë. Osmani kërkoi nga Ivanov mbështetje për procesin e reformave, por
edhe mbështetje për sigurimin e konsensusit politik, si dhe mbështetje të dy të
tretës së shumicës në Kuvend.