Lajme
15.11.2017 09:14
Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel, u takua me Gjenoveva Ruiz Kalavera, Drejtoreshë për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian.
Osmani prezantoi përparimin e Republikës së Maqedonisë në proceset eurointegruese, duke u ndalur në implementimin e Planit 3-6-9,si dhe kapërcimin e barrierave politike për afrimin drejt BE-së dhe NATO-s: ”Zgjedhjet lokale ishin një test për Qeverinë dhe kapacitetin e sajë për implementimin në praktikë të masave dhe veprimeve të parashikuara,’- theksoi Osmani. Ai shtoi se zgjedhjet u vlerësuan si të ndershme, të lira dhe kredibile nga të gjitha institucionet vëzhguese vendore dhe ndërkombëtare të cilat i vëzhguar zgjedhjet, përfshirë këtu edhe OSBE-ODIHR - si institucion më relevant që monitoroi zgjedhjet.
Osmani potencoi edhe përkushtimin e Qeverisë që të rifokusohet në agjendën evropiane dhe reformatore, që duhet të rezultojë me zbatimin e plotë të të gjitha reformave të nevojshme të cilati kërkon BE-ja nga Maqedonia, e që janë ose do të jenë respektivisht të vlerësuara në Planin 3-6-9
Në takimin me Ruiz Kalaverën u hapën edhe çështjet për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet IPA, nga ana e Maqedonisë, për çka Osmani tha se është në fazën përfundimtare përgatitja e të ashtuquajturit IPA MASTER PLAN, që përmbanë masa dhe aktivitete me të cilat duhet të përmirësohet struktura IPA, si dhe të avancohet aftësia absorbuese për shfrytëzimin e mjeteve nga fondet IPA.
“IPA MASTER PLANIN po e përgatisim së bashku me Delegacionin e BE-së në Shkup, për çka kemi takime të rregullta, dhe i njëjti do të jetë së shpejt në publik dhe do të fillojë implementimi i tij,”- theksoi zëvendëskryeministri Osmani. Ai shtoi se pre nga Komisioni Evropian dhe të gjitha organet e tij mbështetje për reformat në strukturat IPA, për shkak se, theksoi Osmani, kjo do të thotë afrim me standardet evropiane që është një ndër arsyet kryesore për të gjithë procesin e integrimit evropian.
Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ndodhet për vizitë dy ditore ne Bruksel, ku ndër të tjera realizoi takime me nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë të Bashkimit Evropian, Federika Mogerini, si dhe me Komisioonerin e Zgjerimit, Johanes Han.