Lajme
14.11.2017 14:07
Zëvendëskryetari i
Qeverisë përgjegjës për Çështjet Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës
në Bruksel ,ishte pjesëmarrës në brifingun për politikë në prestigjiozen-
Qendra për Politikë Evropiane, dedikuar Planit 3-6-9 si dhe procesin e
përgjithshëm të integrimit Evropian të Republikës së Maqedonisë.
Në paraqitjen e
tij, Zëvendëskryeministri Osmani para të pranishmëve e shpjegoi shkurtimisht
Planin 3-6-9, zbatimin e deritanishëm të pjesës së tretë, por edhe përgatitjet
për realizimit e pjesëve të mbetura, gjashtë dhe nëntë. Në këtë drejtim Osmani
i potencoi reformat në sistemin gjyqësor, administratën publike dhe shërbimet e
inteligjencës, si fusha bartëse për të cilat Qeveria tashmë përgatiti draft
strategjitë dhe planet aksionale, të cilat i përmbajnë të gjitha vërejtjet,
sygjerimet dhe propozimet të cilat vijnë nga partnerët ndërkombëtar dhe
institucionet relevante. „Plani tre, gjashtë nëntë paraqet një tërësi në të
cilën me kujdes janë grumbulluar të gjitha kërkesat për reforma nga zbatimi i
së cilave presim të ketë rezultat përfundimtarë për hapjen e bisedimeve. Më
tutje Osmani theksoi që Plani realizohet në përputhshmëri me kornizën e
planifikuar, ashtu që pjesa 3 është e përfunduar, dhe e kurorëzuar me
mbajtjen e zgjedhjeve lokale fer dhe në atmosferë të lirë si dhe të vlerësuara
si kredibile nga të gjithë organizatat relevante të vendit dhe te huaja të
cilat e ndoqën procesin zgjedhor.
Zëvendëskryeministri
Osmani, edhe përkundër përkushtimit të Qeverisë për zbatimin e reformave të
domosdoshme, bëri dhe një përmbledhje në përgatitjen e Qeverisë për hapa të
guximshme dhe qasjen pozitive rreth mbylljes së çështjeve të hapura politike të
cilat janë në drejtim të avancimit të procesit të integrimit të Republikës së
Maqedonisë. Ai theksoi që të gjitha reformat dhe aktivitet zhvillohen në koordinim
me partnerët tanë ndërkombëtar, ku pohoj se kanë marrë shenja pozitive
nga përfaqësuesit Evropian.
„Viti i ardhshëm 2018
pres të jetë vit historik për Maqedoninë për avancim të procesit të integrimit
për në BE“ theksoi Osmani,duke shtuar se pret që ky momentum i optimizmit të
shfrytëzohet, ndërsa Maqedonia të mos e humbë shansin për ti mbyllur çështjet
për në BE dhe NATO.