Lajme
14.11.2017 09:16
Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje
Evropiane, Bujar Osmani, së bashku me ministrin e Punëve të Jashtme, Nikola
Dimitrov, në kuadër të vizitës në Bruksel, patë takim me karakter pune me
nënkryetaren e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë për Politik të
Jashtme dhe të Siguris, Federika Mogerini, me ç’rast u diskutuan temat për
zgjerimin e BE-së, sfidat me të cilat përballen vendet e rajonit, si dhe
sfidat e përgjithshme me të cilat ballafaqohet Kontinenti.
Në takim, Osmani vuri në dukje realizimin me sukses të Planit 3-6-
9, nga i cili pret që në tërërsi t’i manifestojë kërkesat e BE-së për
reformat në Maqedoni të cilat duhet të bëhen brenda një afati të caktuar.
Osmani foli për angazhimin e Qeverisë që me guxim t’i përkushtohet mbylljes së
të gjitha çështjeve të hapura politike, përfshirë dhe kontestin me Greqinë për
përdorimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Në këtë kontekst,
Osmani tha se Qeveria, por edhe qytetarët e Maqedonisë presin hapa konkretë nga
ana e BE-së të planin e vizibilitetit të perspektivës evropiane të Maqedonisë.
Zëvendëskryeministri Osmani përmendi dhe qëndrimin e Kryetarit të
Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, i cili në fjalimin e tij tij vjetor para
BE-së potencoi se për një BE të sigurtë, është e nevojshme që të jetë kredibël
procesi i zgjerimit me vendet e Ballkanit Perëndimor. Kjo, konsideron Osmani,
nuk do të jetë e mundur nëse Komisioni, në fillim të vitit të ardhshëm, nuk e
fut edhe Maqedoninë në strategjinë e vet të Zgjerimit deri në vitin 2025, por
edhe me hapat e tjerë konkrete që do të ishin bazë për forcimin e mëtutjeshëm
të optimizmit evropian në vend dhe rajon: ”Nuk është e mundur të ketë
kredibilitet të procesit të zgjerimit pa Maqedoninë si pjesë e Strategjisë së
Komisionit Evropian për Zgjerim,’- thekoi Osmani. Ai shtoi se janë të krijuara
kushte përkatëse që viti 2018 të jetë vit historik për ambicjet
euroatlantike të Maqedonisë, për kur pret të arrihet përparim që do të mbyllë
çështjen për në BE dhe NATO, në Maqedoni. Kjo, potencoi Osmani,është më e
rëndësishme për BE-në që të përballet më lehtë me sfidat e reja dhe edhe më e
rëndfësishme – për stabilitetin e rajonit, ndërsa më kryesore për Republikën
e Maqedonisë e cila nuk guxon të leshojë këtë rast të momentumit të
optimizmit evropian.
Në kuadër të vizitës, Osmani dhe Dimitrov kishin një mëngjes pune
me Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, ku
referuan për përparimin e plotësimit të detyrimeve që dalin nga proceset
eurointegruese. Ata u takuan edhe me Komisionerin e Zgjerimit, Johanes Han. Në
agjendën e Osmanit ka dhe një fjalim para Institutit të pavarur të
Qendrës Evropiane për politikë ( ERS) në temën ”Plani3-6-9: Avancimi i
mëtejshëm i procesit të integrimit të Maqedonisë në BE” , ndërsa në margjinat e
vizitës në Bruksel, Osmani do të takohet edhe me Drejtoreshën për Ballkanin
Perëndimor, pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësi dhe
Zgjerim, Genoveva Ruiz Kalavera.