Lajme
13.11.2017 18:15
Zëvendëskryetari i Qeverisë
së Republikë së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, së
bashku me Ministrin për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov, në kuadër të vizitës
në Bruksel, realizuan takim pune me Eurokomesarin për Zgjerim dhe Politikë
Fqinjësore Johanes Han, ku diskutuan të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me
agjendën evropiane të Republikës së Maqedonisë.
Osmani referoi për
përkushtimin e Republikës së Maqedonisë në procesin e reformave, duke theksuar
zgjedhjet lokale që u mbajtën, realizimi i suksesshëm i të cilave, paraqet
kurorë të Planit 3-6-9. Osmani potencoi se pas përfundimit të zgjedhjeve,
reformat sërish janë në qendër të vëmendjes të Qeverisë, intenca e të cilës
është që në tërësi t'i inkorporojë në Planin 3-6-9 të gjitha sugjerimet e dhëna
nga partnerët ndërkombëtar dhe i njëjti në tërësi të implementohet. Kjo, së
bashku me mënjanimin e të gjitha pengesave të tjera politike në rrugën drejtë
integrimit evropian të Republikë së Maqedonisë, Osmani pret që të rezultojë me
hapa konkret nga ana e Unionit, por edhe të vendeve anëtare të Unionit, e në
drejtim të vizibilitetit të perspektivave evropiane të Maqedonisë.
"Qëllimi
ynë është që deri në fund të vitit të realizojmë progres solid në
implementimin e reformave, me çka do të sigurojmë heqjen e rekomandimit të
kushtëzuar, gjë që në mënyrë përkatëse, për reformat e realizuara, presim të
rezultojë me raport pozitiv dhe rekomandim të pastër nga ana e Komisionit në
prill, vitin e ardhshëm." - theksoi Osmani. Ai shtoi se, mënjanimi i
përshtatshëm i pengesave të ngelura politike në progresin e procesit
eurointegrues, siç janë marrëdhëniet me fqinjët dhe çështjet e brendshme
politike, pret edhe progres nga ana e Këshillit Evropian në qershor/korrik, të
vitit të ardhshëm, kur edhe shpreson në vendimin për fillim të negociatave për
anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian.
Osmani e theksoi
optimizmin e ri evropian i cili sundon në Republikën e Maqedonisë, optimizëm i
cili vërehet në tërë rajonin, e i cili është gjithnjë e më i dukshëm edhe tek
një numër i madh i vendeve - anëtare të Bashkimit Evropian. "Për ne
2018-ta paraqet mundësi historike kur të gjitha rrethanat janë të rregulluara
për të bërë hapin vendimtar dhe më në fund të mbyllim çështjen e NATO-s dhe
BE-së" theksoi Osmani.
Në kuadër të vizitës,
Osmani dhe Dimitrov kishin mëngjes pune me ministrat e punëve të jashtme të
vendeve anëtare të BE-së, ku referuan për progresin në plotësimin e obligimeve
që dalin nga procesi eurointegrues, ndërsa nesër duhet të realizojnë takim edhe
me Nënkryetaren dhe Përfaqësuesen e lartë për Politikë të Jashtme dhe të
Sigurisë, Frederika Mogerini. Në agjendën e Osmanit është paraparë edhe
adresimi në Institutin Think-Tank, në Qendrën Evropiane për Politikë (EPC),
"Plani 3-6-9: avancimi i mëtutjeshëm i procesit të integrimit të
Maqedonisë në BE", ndërsa në margjinat e vizitës do të realizojë takim
edhe me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në DG NEAR, Genoveva Ruiz
Kallavera.