Lajme
11.11.2017 13:03
Zëvendëskryetari
i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, u takua me Ministren
për Integrime Evropiane të Kosovës, Dhurata Hoxha.
Në
takim u theksua angazhimi i dy vendeve për perspektivën evropiane të rajonit,
si dhe bashkëpunimi në këtë drejtim mes dy vendeve. „Maqedonia dhe Kosova kanë të njëjtin
qëllim - aderimin në BE. Besoj që mundemi të kemi mbështetje të ndërsjellë në
procesin e integrimit në BE, përmes dialogut të vazhdueshëm, të hapur dhe
konstruktiv“
- theksoi Osmani në fillim të takimit.
Në atë kontekst, Zëvendëskryeministri Osmani i ofroj përvojat dhe njohurit të
cilat Maqedonia i ka fituar në pjesën e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim
Asociimit, përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe ndihmës së ekspertëve,
duke theksuar se Kosova do ta merr mbështetjen e plotë nga ana e Maqedonisë në
aspiratat e tyre euroatlantike.
Dy
bashkëbiseduesit e përsëritën dhe e përshëndetën iniciativën për mbajtje të
seancës së përbashkët të qeverive të dy vendeve,në kuadër të mekanizmave
institucionale të vendosura me nënshkrimin e Maerrëveshjes për bashkëpunim në
fushën e integrimit evropian, ndërkaq u
shqyrtuan edhe projektet e përbashkëta në kuadër të procesit të
Berlinit, si dhe vendosja e mundshme e pikës së përbashkët doganore.
Zëvendëskryeministri Osmani në takim konfirmoi se po punohet në implementimin e
proektit strategjik në kuadër të IPA programit për bashkëpunim ndërkufitar,
gjegjësisht të pikës kufitare Beljanovc Staniqiç, si dhe nënvizoi se do të bëjë
gjithçka që është në kuadër të kompetencave të tij si Koordinator Nacional i
IPA-s, që në kohë të përfundojnë të gjitha procedurat, për çka kërkoi përkushtim
edhe nga ana e Kosovë