Lajme
09.11.2017 18:18
Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë, përgjegjës
për Çështje Evropiane, Bujar Osmani,sot realizoi takim me Ivan Korçok, Sekretar
Shtetëror dhe ushtrues i detyrës së Ministrit
të Punëve të Jashtme
dhe Evropiane të Republikës së Sllovakisë.
Në takim u hapën temat e
bashkëpunimit dypalësh që u vlerësua si solid
si dhe fushat në të cilat ai mund të thellohet. Zëvendëskryeministri Osmani e
potencoi nevojën e Republikës së Maqedonisë për promovimin e kapaciteteve për
absorbimin e fondeve të BE-së, për çka janë me rëndësi të jashtëzakonshme
përvojat e Republikës së Sllovakisë,si lidere e shfrytëzimit të këtyre fondeve
në rajon.
Lidhur me procesin e
eurointegrimit të Maqedonisë,Osmani shprehu kënaqësin për mbështetjen e
deritanishme për integrimin evropian të vendit nga ana e Sllovakisë, si brenda Bashkimit Evropian, ashtu edhe në
kuadër të grupit të Vishegradit. Me këtë
rast, Osmani i prezantoj Korçokut implementimin e deritanishëm të Planit
3-6-9,si dhe përkushtimin e plotë të Qeverisë për t’i zbatuar tërësisht të
gjitha rekomandimet,kërkesat dhe sygjerimet e miqëve evropianë. ”Plani 3-6-9
është një tërësi unike prej tre pjesësh, dhe në të implementojmë të gjitha
sygjerimet dhe rekomandimet me relevancë, të notuara si pengesë për integrimin
tonë euroatlantik. Qëllimi
ynë është në përputhje me zbatimin e suksesshëm të pjesës së fundit të Planit,
pjesa nëntë, të mos hyjmë në vazhdim të ri, me pjesën e re të 12, por me hapje
të negociatave,”- theksoi Zëvendëskryeministri Osmani. Ai shprehu mirënjohje
për nisjen e projektit "Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian në
Republikën e Maqedonisë", që u hap dje dhe u realizua edhe me mbështetjen
e ambasadorit sllovak në vend.
Gjatë takimit, Zëvendëkryeministri Osmani dhe Ministri Korçok iu referuan edhe mbështetjes të Sllovakisë për procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, që është me rëndësi të veçantë për perspektivën evropiane të rajonit,dhe u konfirmua me Deklaratën e Përbashkët të miratuar nga ministritë e Punëve të Jashtme të vendeve anëtare të grupit të Vishegradit dhe ministritë e Jashtme të vendeve të Ballkanit Perendimor, të nënshkruar në Budapest.