Lajme
21.9.2017 15:22
Zëvendëskryetari i Qeverisë, përgjegjës për Çështje Europiane, Bujar Osmani, sot ishte mikpritës i delegacionit të përfaqësuesve të Dhomës së Lordëve/ Dhoma e Lartë e Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës së Veriut, i përbërë nga Baronesha Xhin Elizabet Kasins, Lordi Brus Xhozef Grokot dhe këshilltarët Roshani Palamakumbura dhe Kenet Morison.
Në takim u diskutuan perspektivat e Republikës së Maqedonisë në periudhën e ardhshme, mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar si dhe mundësitë për avancimin e saj. “Vizita juaj këtu dëshmon se, ndonëse, Brexit është në proces, vendi juaj vazhdon të mbështesë rëndësinë e politikës së zgjerimit për sigurinë, stabilitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Europë,”- theksoi Zëvendëskryeministri Osmani në fillim të takimit.
Mbështetja e aspiratave euro-atlantike të
Maqedonisë nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është evidente. Dëshmi për këtë
është firmosja e paradokohshme e Deklaratës së përbashkët për partneritet dhe
bashkëpunim mes dy vendeve, ndërkaq Londra vitin e ardhshëm do të jetë
organizator i Samitit për Ballkanin Perëndimor: “Britania e Madhe gjithmonë ka
qenë njëri ndër donatorët më të fuqishëm të Maqedonisë që paraqet një faktor të
rëndësishëm për zhvillimin tone,”- theksoi Osmani, duke shprehur shpresën se
mbështetja e Mbretërisë së Bashkuar për zbatimin e reformave në vend do të vazhdojë.