Lajme
21.10.2022 03:18
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në skriningun e sot, shpjegues për Kapitullin 16, “Tatimet” tha se Qeveria dhe institucionet punojnë në përshpejtimin e reformave dhe përgatitjen е e sistemit tonë tatimor për hyrje në sistemin e BE-së, në fushën tatimore.
-Jemi të vendosur ti përshpejtojmë reformat në fushën e tatimore, me qëllim që në përgjithësi të harmonizohen me regullativat dhe standardet evropiane dhe përgatitjen e shoqërisë maqedonase për anëtarësim të plotë në BE, tha negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq, duke theksuar se kemi progres në zvogëlimin e peshës administrative për taksapaguesit dhe procedurës për kthimin e TVSH-së, por se duhet të punojmë në kapacitetin tatimor dhe të sigurojmë shkëmbim automatik të informacioneve tatimore me vendet anëtare të BE-së.
Zëvendëskryeministri Mariçiq iu referua hapave të rëndësishëm që janë ndërmarrë në këtë fushë, në përforcimin e legjislaturës nacionale dhe kapacitetit operacional, duke potencuar Strategjinë për reforma në sistemin tatimor të vitit 2021-2025, që përfshin tatimin e drejtë, pagesën e të ardhurave, transparencën tatimore, cilësi të shërbimeve dhe tatimin e gjelbër.
Në skriningun e sotëm shpjegues e pranishme ishte edhe Drejtoresha në Drejtorinë e të hyrave publike, Sasnja Lukarevska, e cila tha se ky kapitull do të sjell përparësi për biznesin e kompanive maqedonase, para se gjithash në drejtim të harxhimeve më të vogla administrative, biznes më transparent dhe më të sigurt dhe zvogëlimin e procedurave burokratike.
-Jemi të vetëdijshëm për përparësitë e këtij kapitulli që do ti sjellë shoqërisë në përgjithësi. Shkëmbimit të informacioneve me institucionet relevante të BE-së do të kontribuojë për mbledhjen më efikase të të hyrave tatimore dhe eliminimin e evazionit tatimor, theksoi drejtoresha Lukarevska.
Mariçiq në fjalën e tij, para përfaqësuesve të Komisionit Evropian, theksoi se nga marsi i vitit 2020, zbatohet Tuining projekti “Përmirësimi i mbledhjes të hyrave dhe tatimeve dhe politikës doganore”, me qëllim të harmonizimit të mëtutjeshëm të legjislaturës tatimore dhe doganore me legjislaturën relevante të BE-së dhe praktikat më të mira, përmirësimin e analizës ekonomike dhe parashikimin e të hyrave, si dhe modelimin dhe përmirësimin e kapaciteteve operative dhe administrative të institucioneve kyçe në sistem.
Për bashkëpunim administrativ dhe ndihmë të ndërsjellë, Mariçiq tha se Qeveria ka nënshkruar 49 marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, nga të cilët 24 janë lidhur me vende anëtare.
Negociatori kryesor me BE-në përmendi se si anëtare e kornizës gjithëpërfshirëse BEPS, Maqedonia e Veriut merr pjesë në ndërmarrjen e masave për parandalimin e mundësive për evazionin fiskal dhe është e përkushtuar në zbatimin e standardeve minimale të BEPS.
-Konventa multilaterale për zbatimin e masave lidhur me marveshjen tatimore për parandalimin e BEPS u nënshkrua në vitin 2020, kurse ratifikimi do të pasojë muajt e ardhshëm, njoftoi Mariçiq.
Sot në Bruksel krahas skrining takimit shpjegues për Kapitullin 16, “Tatimet” do të mbahet takim për Kapitullin 25, “Shkenca dhe hulumtimet” me çka rrumbullakohen skrining takimet për Klasterin 3, “Konkurrenca dhe rritja gjithëpërfshirëse”.