Lajme
20.10.2022 09:18
Në Bruksel vazhdojnë takimet shpjeguese të Klasterit 3, “Konkurrencë dhe rritje gjithëpërfshirëse”, ndërkaq e në agjendën e sotme ishte Kapitulli 29, Unioni doganor”.
Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane dhe negociatori kryesor me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq, në fjalën e tij hyrëse theksoi rëndësinë e integrimit në unionin doganor evropian si për Qeverisë, ashtu edhe për kompanitë dhe qytetarët dhe e potencoi nivelin e mirë të gatishmërisë së Maqedonisë së Veriut në këtë sferë.
-Vitet e kaluara punuam në harmonizimin e legjislaturës tonë nacionale me atë evropiane, por edhe për përforcimin e kapacitetit operativ dhe teknik të Drejtorisë doganore. Jemi të kënaqur që Raporti i fundit i Komisionit Evropian e njeh atë kur vullneti politik dhe përpjekjet në realizimin e agjendës reformuese jep rezultate, tha Zëvendëskryeministri Mariçiq.
Si hap revolucionar përpara në punën doganore dhe një nga arritjet më të mëdha si dhe funksionimi elektronik i drejtorisë, respektivisht implementimi i sistemit të ri për deklaratat doganore dhe përpunimi akcizës, që në përgjithësi është në përputhje me standardet ndërkombëtare për shkëmbimin e të dhënave dhe rregullave të BE-së të përcaktuara në këtë fushë.
Në skriningun shpjegues pjesëmarrës ishte edhe Drejtoresha e Drejtorisë doganore, Slavica Kutirov, së bashku me përfaqësuesit e këtij institucioni. Ajo në takim tha se është nder që mund të japin kontributin e tyre, por se në të njëjtën kohë janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë në këtë proces kompleks dhe të rëndësishëm për gjithë ne.
-Në dekadën e fundit, Drejtoria doganore në përgjithësi është përkushtuar në harmonizimin me rregullat dhe procedurat e Unionit doganor të BE-së, ndërkaq në planin tonë të ri Aksionar për zhvillim janë përfshirë aktivitete dhe projekte që janë harmonizuar me rekomandimet nga Raporti i fundit për progres nga BE-ja, dhe përfshinë harmonizime të mëtejme të legjislaturës doganore, përmirësimin e standardeve për integritet, lufta kundër korrupsionit, si dhe projekte për digjitalizim të mëtejmë në përputhje me planet strategjike shumëvjeçare të BE-së – MASP, theksoi drejtoresha Slavica Kutirov.
Lidhur me legjislaturën doganore, Mariçiq tha se punohet në harmonizim të plotë të Kodit të ri doganor me kodin Doganor të BE-së dhe se Drejtoria doganore miratoi Strategji të re për zhvillim të TIK viti 2021-2025 dhe planit Aksionar për interkonekcion dhe interoperabil me sistemet e BE-së.
Lidhur me lehtësimin e tregtisë, Zëvendëskryeministri tha se u implementua koncepti i operatorit të autorizuar ekonomik, ku 23 kompani fituam status të operatorit të autorizuar ekonomik, kurse u përmendën edhe terminalet doganore të sapondërtuara me Serbinë dhe Shqipërinë, koncepti “ONE STOP SHOP”.
Sot mbahen dy skrining takime shpjeguese për Kapitullin 20 dhe 29, respektivisht “Ndërmarrje dhe politika industriale” dhe “Unioni doganor” që janë pjesë e Klasterit 3.
Takimet bilaterale për Kapitullin 20 do të mbahen me 31 maj dhe 1 qershor të vitit 2023, ndërkaq për Kapitullin 29, me 7 dhe 8 qershor vitin e ardhshëm.
Nesër përfundon procesi i skriningut shpjegues për Klaster 3 me takimet për Kapitullin 16 “Tatimet” dhe Kapitulli 25 “Shkenca dhe kërkimet shkencore”.