Lajme
20.10.2022 02:03
Sot në Bruksel mbahet skrining takimi shpjegues për Kapitullin 20, “Ndërmarrjet dhe politika industriale” në të cilin Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq tha se kemi nivel të lartë të harmonizimit në këtë fushë dhe se Qeveria është e përkushtuar të krijojë klimë biznesi më të favorshme dhe më atraktive për investime dhe udhëheqje biznesi, përmes zhvillimit të kornizave strategjike.
-Ky kapitull është udhërrëfyes për një ekonomi më konkurruese dhe vendos standarde të reja evropiane në zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe në pulitikën industriale të vendit. Procesi i negociatave do të thotë edhe gatishmëri për lidhje me kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe qasje më të mirë deri tek burimet financiare, që padyshim se është në interes të kompanive maqedonase, th negociatori kryesor me BE-në, Mariçiq.
Mariçiq theksoi se Direktiva e BE-së për luftimin kundër pagesave të vonuar, lidhet me shumë dokumente strategjike që mundësojnë klimë më të përshtatshme biznesi dhe parime për zhvillimin ekonomik dhe rritjen ekonomike, instrumente për mbështetje të konkurrencës, rritjes, inovacioneve, politikat internacionalizim dhe politika sektoriale, duke potencuar se Qeveris është përkushtuar në krijimin e biznes klimës së përshtatshme dhe atraktive për investime dhe udhëheqje të biznesit, përmes zhvillimit të kornizave strategjike në këtë fushë.
-Miratuam dhe Strategjinë Nacionale për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme për vitin 2018-2023, ndërkaq e rëndësishme është që të përmendet se jemi në proces të zhvillimit të Strategjisë për specializim të mençur respektivisht smart specializim, si një strategji e re për inovacione dhe konkurrencë. Ky dokument u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë, duke e ndjekur metodologjinë e Qendrës hulumtuese të përbashkët, kurse presim të realizohet deri në fund të këtij viti, njoftoi Mariçiq.
Si dokument kryesor strategjik, Mariçiq iu referua edhe Strategjisë industriale të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vitit 2018-2027, i cili integron masat e Planit për rritje ekonomike dhe fokusohet në zhvillimin e industrisë përpunuese.
Në skrining takim u theksua se vitet e kaluara Maqedonia e Veriut ka punuar në transponimin e legjislaturës së përshtatshme të BE-së në legjislaturën nacionale maqedonase dhe se u arrit harmonizim në nivel të lartë, kurse në këtë kontekst Zëvendëskryeministri Mariçiq tha se Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për disiplinë financiare, në mënyrë shtesë i harmonizuar me Direktivën për pagesave të vonuara (2011/7/BE), tani më të miratuar nga Qeveris dhe tani është në procedurë parlamentare.
Lidhur me shtypjen me të cilën ballafaqohej Qeveria në vitet e kaluar nga COVID dhe krizave energjetike dhe të ushqimit, Mariçiq potencoi se kjo fuqishëm ndikon në kompanitë dhe theksoi rëndësinë e harmonizimit të politikave qeveritare dhe instrumentet për mbështetjen e kompanive në punën e tyre, tranzicionit dhe rritjes.
-Lidhur me përgjigjen e krizës me të cilën ballafaqohemi, si Qeveri kompanive ju ofruam pako gjithëpërfshirës që të ju ndihmojmë që gjatë kohës së KOVID dhe zhvilluam sërë masash për luftë kundër shtypjes nga çmimet e energjisë, tha Mariçiq para përfaqësuesve të Komisionit Evropian.
Pas përfundimit të takimit për Kapitullin 20, do të mbahet dhe skriningu shpjegues për Kapitullin 29, “Unioni doganor”.