Lajme
19.10.2022 01:58
Sekretarja shtetërore dhe Zëvendëskryenegocijatorja e Maqedonisë së Veriut në bisedimet për anëtarësim me BE znj. Drita Abdiu Halili bashkë me përfaqësues të institucioneve relevante nga vendi, morri pjesë në takimin rajonal të UN Women që mbahet në Stamboll të Turqisë nga 18 deri më 20 tetor.
Instituti për Barazinë Gjinore (GEF) është krijuar për të mbështetur vendet që sigurojnë që përmes procesit të para-anëtarësimit në BE, barazia gjinore të përfshihet në të gjithë sektorët dhe mekanizmi i barazisë gjinore të forcohet, me rezultatin përfundimtar të rezultateve më të barabarta të zhvillimit socio-ekonomik për të gjithë gra dhe burra, vajza dhe djem. Në përgjithësi, veprimi pritet të përmirësojë përmbushjen e politikave të barazisë gjinore, të rrisë kapacitetin për të absorbuar në mënyrë efektive dispozitat e BE-së për barazinë gjinore dhe të ofrojë një mundësi për shkëmbimin e njohurive dhe përvojës midis vendeve (para) anëtarësimit dhe me BE-në, shtetet anëtare.
Qëllimi i Shkëmbimit Rajonal të Dijes është të ofrojë një mundësi për përfaqësuesit e trupave kombëtar për barazi gjinore, nëpunësit civilë dhe aktorët tjerë shoqërorë, që të mësojnë dhe të ndajnë praktikat më të mira mbi rëndësinë e barazisë gjinore në procesin e integrimit në BE, ndërmjet institucioneve përkatëse nga Ballkani Perëndimor.
Qëllimet apo objektivat e këtij takimi rajonal janë:
-Shkëmbimi i njohurive dhe praktikave më të mira për barazi gjinore në procesin e integrimit në BE, mes institucioneve përkatëse nga Ballkani Perëndimor, Turqisë dhe tre vendeve të partneritetit lindor.
-Shkëmbimi i përvojave të vendit se si të përmirësohet integrimi i barazisë gjinore përmes negociatave dhe reformave për anëtarësim në BE.
-Shkëmbimi i njohurive, mësimeve të nxjerra mbi miratimin dhe zbatimin e legjislacionit të BE-së për barazi gjinore.
Në fjalën e saj para të pranishmëve Sekretarja shtetërore në SÇE dhe njëherit Zv/kryenegociatore me Bashkimin Evropian znj. Drita Abdiu-Halili mes tjerash theksoi:
“Jam veçanërisht e lumtur që ky projekt mbështet proceset që ne si institucion i koordinojmë, që në thelb paraqet një koordinim të përgjithshëm të harmonizimit të reformave, pranimit të praktikave më të mira, forcimit të proceseve demokratike dhe sundimit të ligjit, integrimit evropian, si dhe sigurimin e komponentës gjinore në të gjithë veprimet strategjike të qeverisë ndaj dokumenteve përkatëse.
Në këtë drejtim, Sekretariati për Çështje Evropiane ka rol horizontal në koordinimin e çështjeve lidhur me procesin e integrimit të vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe rolin që kryen përmes koordinimit të aktiviteteve të strukturës negociuese. SÇE bën koordinimin dhe përgatitjen e Programit Kombëtar për miratimin e legjislacionit të BE-së dhe koordinon aktivitetet për planifikim, programim dhe monitorim të Instrumentit të asistencës financiare të para-anëtarësimit të Bashkimit Evropian – IPA.”
Ky takim solli në një tryezë të përbashkët pjesëmarrës nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Partneritetit Lindor, duke përfshirë Shqipërinë, BiH, Gjeorgjinë, Kosovën, Moldavinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Ukrainën. Në takim morën pjesë përfaqësues të ministrive përgjegjëse, DG NEAR dhe DG për Drejtësi nga Brukseli, mekanizmat kombëtare për barazi gjinore si dhe ekipet e programit UN Women.